PS thote se do ta mbaje tubimin te premten

Partia Socialiste beri sot te ditur se do ti permbahet njoftimit per te zhvilluar diten e premte tubimin homazh per 3 vitkimat e dhunes se 21 janarit.
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama tha ne nje konference shtypi se falenderonte nderkombetaret per kujdesin qe po tregojne per Shqiperine ne kete situate te veshtire. Por nga ana tjeter ai u beri thirrje te vijne te premten ne 28 janar gjithe ata qytetare qe deshirojne te nderojne 3 te vraret e demonstrates se kaluar duke respektuar zakonet e vendit.
Ai perseriti akuzat per dhune shteterore duke thene se Shqiperia eshte marre peng nga nje grup zyrtaresh te korruptuar. Zoti Rama tha se opozita do te vazhdoje te kundershtoje maxhorancen e sotme me vendosmeri me kerkesen kryesore per zgjedhje tv parakoheshme.