Prishtina kerkon hetime per raportin e Dik Martit EULEX-i kerkon deshmi

Perfaqesues politike te Kosove thone se miratimi i raportit te senatorit zviceran Dick Marty nga Keshilli i Evropes eshte nje veprim qe e demton Kosoven ndersa shprehen te gatshem per te bashkepunuar ne hetimin e te gjitha pretendimeve te ngritura ne ate raport.
Misioni i Bashkimit Evropian per sundimin e ligjit kerkon nga zoti Marty qe te dorezoje te gjitha deshmite nga raporti i tij me cka do te mundesohej fillimi i hetimeve. Dje Asambleja Keshillit te Evropes miratoi me vetem tete vota kunder raportin e senatorit Dick Marty ne te cilin ngrihen pretendime ndaj disa prej ish-drejtuesve te Ushtrise lirimtare te Kosoves per perfshirje ne krimin e organizuar perfshire trafikimin e organeve njerezore.
Zedhenesi i qeverise se Kosoves Memli Krasniqi tha ne nje bisede per Zerin e Amerikes se kjo e ka demtuar imazhin e Kosoves ndersa ka ritheksuar gatishmerine per te mbeshtetur cdo hetim te pretendimeve te ngritura.
Sa i perket ceshtjeve qe jane perfshire ne rezolute ne ndoshta kemi qene te paret qe kemi kerkuar qe te nise edhe nje proces hetimor i cili perfundimisht do te hidhte drite mbi te verteten per sa i perket atyre spekulimeve dhe shpifjeve ne forme te pohimeve ne raportin e Dick Marty-t. Edhe pse tashme tre here jane bere hetime nderkombetare per keto ceshtje dhe perfundimet qe jane nxjerr kane qene se nuk ka asnje deshmi per dicka te tille ne kemi bere thirrje qe Eulex-i te filloj sa me shpejt me nje proces hetimor profesional e kompetent dhe shpresojme te shpejte per ti dhene vulen e te vertetes ketyre spekulimeve jashtezakonisht te demshme tha ai.
Zedhenesi i Misionit te Bashkimit Evropian per sundimin e ligjit Blerim Krasniqi tha se hetimet nuk mund te fillojne para se zoti Marty ti ofroje deshmite per ceshtjet e ngritura ne raportin e tij.
Eulex-i deri me tani i ka derguar dy letra zotit Marty ku i ka kerkuar te sjelle deshmi dhe prova deri me tani nuk kemi marr dhe jemi ne pritje. Prokurorise i duhen deshmi dhe prova ne menyre qe te fillohet ndonje rast i hetimit te mundshem tha ai.
Zoti Marty tha dje se ka deshmitare besueshem por sipas tij ata jane shume te frikesuar dhe nuk i besojne drejtesise vendase apo asaj nderkombetare. Ai ngriti edhe ceshtjen e programit per mbrojtjen e deshmitareve ne Kosove ceshtje kjo e cila edhe sot eshte diskutuar ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes ku deputeti nga Monakoja Zhan Sharl Zhordeto beri thirrje qe vendet e Ballkanit te mbrojne plotesisht deshmitaret ne proceset per krime lufte. Ne raportin e tij mbi kete ceshtje ai ka theksuar se situata me deshmitaret e mbrojtur ne Kosove eshte dukshem me keqe se ne vendet e tjera.
Zedhenesi i qeverise Memli Krasniqi thote se kjo ceshtje do te zgjidhet me ligjin qe tashme eshte hartuar dhe miratuar nga qeveria e Kosoves.
Ne si qeveri kemi pergatit ligjin per mbrojtjen e deshmitareve. Fatkeqesisht pas krizes institucionale qe u shkaktua me daljen e papritur te Lidhjes Demokratike te Kosoves nga institucionet dhe mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme ka qene e pamundshme qe te miratohet nje ligj i tille ne mungese te kuvendit por ne besojme se shume shpejt me qene se ligji eshte i gatshem do ta miratojme kete ligj i cili do te jete nje pikenisje teper e rendesishme per sa i perket ceshtjes se mbrojtesve te deshmitareve tha zedhenesi i qeverise Memli Krasniqi.
Ndersa zedhenesi i EULEX-it Blerim Krasniqi thekson se ky mision ka mekanizma per mbrojtjen e te deshmitareve qe jane perdorur edhe ne te kaluaren.
Ajo qe me duhet te theksoje eshte se Eulex-i ka nje njesit per mbrojtjen e deshmitareve njesit qe bashkepunon me shtetet e Bashkimit Evropian. Deri me tani ka pasur disa raste te suksesshme ku jane mbrojtur deshmitaret. Per momentin ky njesit ka kapacitete qe i nevojiten per punen qe e bene ne rast se shihet nevoja ose behet kerkesa qe te kete nje numer me te madh atehere ky njesit do ti pershtatet kerkesave qe do te parashihen te ardhmen tha zedhenesi i Eulex-it Blerim Krasniqi.
Zoti Marty nxiti reagime me zemerim ne Kosove me pretendimet se udheheqes te larte te Ish Ushtrise lirimtare dhe kryeministri aktual Hashim Thaci jane te perfshire ne veprimtari te paligjshme perfshire edhe trafikimin e organeve njerezore.