E Diel, 1 Nëntor 2026

Kantrimen Palet ne Shqiperi te qetesojne situaten

Ne nje interviste per Zerin e Amerikes Zv/Ndihmes Sekretari i Shtetit per Evropen Tom Kantrimen u ben thirrje dy paleve ne Shqiperi te qetesojne situaten. Zoti Kantrimen e quan te gabuar vendimin e kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama per organizimin e protestes te premten. Shtetet e Bashkuara thote ai do ta ndihmojne Shqiperine me hetimet e ngjarjeve te 21 janarit. Udheheqesit politike shton zyrtari i larte amerikan duhet te mos perzihen por te bashkepunojne me prokurorine per hetimet. Me zotin Kantrimen bisedoi shefi i Sherbimit Shqip te Zerit te Amerikes Arben Xhixho.

Zeri i Amerikes Zoti Kantrimen qe nga intervista e fundit qe kemi zhvilluar para dy javesh situata ne Shqiperi eshte perkeqesuar. Cili eshte mendimi i qeverise amerikane per situaten e tanishme. Sa shqetesuese eshte ajo

Thomas Countryman E premtja 21 janari ishte nje dite e trishtueshme per gjithe shqiptaret vecanerisht per shkak te humbjes se jetes se tre personave gjate dhunes politike. Ne nje situate te tille nuk ka fitues. Ka vetem humbes mes udheheqesve politike humbet populli dhe imazhi i Shqiperise ne Bashkimin Evropian aty ku ajo synon te anetaresohet.  Vazhdimi i perpjekjeve per te kthyer kete gjendje humbjeje ne nje gjendje fitoreje rrezikon te sjelle dhune te metejshme. Shtetet e Bashkuara si nje mik i mire i Shqiperise ndajne thellesisht shqetesimet qe ekzistojne sot per dhune dhe per perseritjen e dhunes. Prandaj ambasadori Arvizu me mbeshtetjen e forte te Departamentit te Shtetit  po punon intensivisht me Bashkimin Evropian me OSBE-ne tu jape paleve nje mundesi te  ndalen per nje moment te marrin fryme thelle te rivleresojne dhe qetesojne situaten.  Lidhur me gjendjen e sotme dua te ritheksoj ate qe tha ambasadori Arvizu se pas kerkeses se Prokurores se Pergjithshme ne jemi te gatshem te ofrojme ndihme teknike. Hetimet do te drejtohen nga pala shqiptare me ndihmen teknike nga Shtetet e Bashkuara dhe te tjere ne menyre qe pergjegjesia per dhunen per vrasjet e se premtes te percaktohet ne menyre ligjore ne nje forme qe permbush standartet evropiane. Kjo do tu jepte te dy paleve mundesine te thonin se shqetesimet e tyre per dhunen po zgjidhen ne menyre te pavarur dhe te paanshme. Kjo eshte e rendesishme jo vetem per situaten e sotme politike por edhe per zhvillimin e institucioneve te Shqiperise.  shte jetike qe nje institucion i pavarur si Prokuroria te jete ne gjendje te beje punen te jete ne gjendje te beje nje hetim te besueshem te asaj te ndodhi te premten. Se dyti dua te them se ne mirepritem vendimin e Kryeministrit per te anuluar manifestimin qe partia Demokratike kishte planifikuar per te shtunen. Pas bisedave qe pati me ambasadorin Arvizu dhe ndihmes sekretarin e shtetit Phil Gordon ai arriti nje vendim qe une besoj eshte ne perputhje ne nevojen e sotme per te qetesuar situaten dhe shmangur nje rritje te temperaturave.  Ne e mirepresim kete vendim. Kryetari i Partise Socialiste ka bere te ditur se ai synon te zhvilloje nje demostrate paqesore te premten. Une kam respekt te plote per zotin Rama por duhet te them se sinqerisht ky eshte nje gabim. Gjendja sot ne Shqiperi eshte tejet e mbingarkuar. Edhe me synimet me te mira edhe me synimin e mire javen e kaluar per te zhvilluar nje proteste paqesore pati dhune.  shte e veshtire per cdo politikan te premtoje se do te kete proteste paqesore kur ajo planifikohet ne nje atmosfere kaq te nxehte. E di se demonstrata behet ne kujtim te tre viktimave por une jam i shqetesuar se ne se demostrata zhvillohet ne se kalohet ne dhune ne vend qe te nderoheshin viktimat do te krijohej efekti i kundert.      

Zeri i Amerikes Le te ndalemi per nje moment tek hetimi i ngjarjeve. Ka shume teori se si arriti Shqiperia deri ketu por sot eshte arritur ne kete pike dhe hetimet jane nder me te rendesishmet. Te dyja palet i referohen institucionit te prokurorise. Por a mendoni se ekzistojne kushtet per hetime te paanshme.

Thomas Countryman Ne jemi te kenaqur qe Prokurorja e Pergjithshme na kerkoi ndihme dhe ne jemi ne gjendje ti pergjigjemi pozitivisht kerkeses megjithese besoj me kuptoni se hollesite nga ndihma konkrete qe mund te japim ende nuk jane finalizuar. Kryeministri e mirepriti pergjigjen tone pozitive po ashtu edhe udheheqesi i opozites e mirepriti pergjigjen tone. Besoj se te gjitha partite gjithe lojtaret e rendesishem ne Shqiperi e kuptojne se nje hetim i paanshem me ndihme teknike nga jashte eshte nje prej elementeve kyce per te zgjidhur dilemen e tanishme politike. Dhe persa kohe palet i permbahen ketij qendrimi dhe e lejojne prokurorine te beje punen besoj se kjo do te ndihmoje ne qetesimin e gjendjes dhe do te sjelle dialogun dhe kompromisin e duhur.      

Zeri i Amerikes A mendoni se ne kete situate te mbingarkuar pas sulmeve te ndersjella midis Rames dhe Berishes qe jane bere personale keta dy udheheqes mund te ulen dhe te negociojne me njeri tjetrin   A eshte e mundur kjo

Tom Kantrimen Do te thoja qe ne politike gjithshka eshte e mundur. Besoj se ndaj me shumicen e shqiptareve zhgenjimin qe politika eshte personalizuar dhe eshte bere e pamoralshme. Ajo nuk eshte me rreth ideve rreth konkurences midis dy forcave qe e thone qarte se cfare qendrimesh mbrojne  por qe sulmojne e kundersulmojne gje qe nuk pasqyron ate shtet evropian sic deshiron te jete Shqiperia. Nga ana tjeter kam pare armiq me nje te kaluar me te tmerrshme se sa keto dy parti qe jane ulur ne tryeze dhe kane arritur kompromis per te miren e popullit te tyre.  Kjo eshte ajo qe duam te shikojme ne Shqiperi tani. Por me e rendesishme se cduam ne amerikanet ose evropianet per Shqiperine me e rendesishme eshte ajo qe do populli shqiptar. Dhe une jam i bindur se populli nuk deshiron me dhune  nuk do te shikoje me fyerje ai do te shohe udheheqes qe kane forcen e duhur per te biseduar e arritur kompromise.

Zeri i Amerikes Opozita ka kerkuar zgjedhje te parakohshme. A mendoi se ato jane nje alternative per zgjidhjen e problemeve

Tom Kantrimen Jo.

Zeri i Amerikes Si mendoni se ndikon tek imazhi i Shqiperise fakti qe nje vend i NATO-s nje vend qe aspiron te hyje ne BE nuk eshte ne gjendje te kryeje hetime te tilla te thjeshta si nje videokasete korrupsioni apo nje proteste  

Tom Kantrimen Dy ceshtje ketu. Se pari nuk eshte mire per imazhin e Shqiperise. Prandaj e thashe ne fillim se ka vetem te humbur nuk ka fitues dhe se synimi nga njera pale ose tjetra per te gjetur fitore ne nje humbje te pergjithshme te terheq edhe me poshte. Persa i perket aftesise se institucioneve une besoj se institucionet e pavarura ne Shqiperi jane te afta te bejne hetime te besueshme. Por ajo qe duhet eshte qe udheheqesit politike te heqin dore dhe te mos i perdorin perpjekjet e prokuroreve si nje mjet politik. Kjo eshte nje ceshtje ligjore kjo ka te beje me ate se cfare shteti deshiron te jete Shqiperia. Ky nuk eshte nje mjet qe nje pale te godase tjetren. Partite duhet te mos perzihen duhet te bashkepunojne me prokurorine dhe te lejojne hetimet te vazhdojne.  

Zeri i Amerikes Cilin shikoni si hapin tjeter qe do te hidhet ne Shqiperi tani      

Tom Kantrimen Ajo qe eshte e nevojshme tani eshte qetesimi i atmosferes. Nuk duhet te kete me demonstrata duhet te kete me pak retorike. Ne te njejten kohe nje hap tjeter i rendesishem eshte qe te lejohet prokuroria te beje punen per te gjetur faktet.  Pertej kesaj ekziston nevoja qe te dy palet te tregojne angazhim per nje fushate te paster te ndershme e transparente per zgjedhjet lokale te majit. Dhe kjo nuk varet vetem nga te dyja partite. Varet edhe nga partite e tjera politike si dhe nga qytetaret ne Shqiperi. Ne se njerezit kerkojne qe zgjedhjet tu perkasin atyre dhe jo dy partive dhe ne se ata i vezhgojne zgjedhjet qe ato te jene te lira e te drejta ky do te ishte nje hap i madh drejt zgjidhjes se krizes politike dhe do te tregonte ate qe une e besoj se Shqiperia eshte plotesisht e afte te jete nje vend modern anetar i Bashkimit Evropian.  

Zeri i Amerikes Njerezit ne Shqiperi e hedhin veshtrimin nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian per zgjidhjen e problemeve te tyre. fare mund te bejne me shume Shtetet e Bashkuara ne kete situate

Tom Kantrimen Ne nje veshtrim afatgjate gjeja me e rendesishme qe mund te bejne Shtetet e Bashkuara eshte te bindin shqiptaret qe te mos shikojne nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja per zgjidhjen e problemeve te tyre. Keto jane ceshtje qe nje shtet evropian demokratik nje anetar i NATO-s duhet te jete ne gjendje ti zgjidhe permes sistemit te vet politik. shte po ashtu jetike qe  populli i Shqiperise ti kerkoje udheheqjes se vendit zgjidhje paqesore kompromisi. Ketu nuk arrihet menjehere. shte per te ardhur keq por eshte e vertete  qe ne stadin e tanishem te zhvillimit te saj politik Shqiperia mbeshtetet shume tek Shtetet e Bashkuara per te zgjidhur probleme qe vendi duhet te gjeje rrugen ti zgjidhe vete. Ne te ardhmen e afert ne do te ndihmojme me hetimet do te vazhdojme te flasim me te dy partite per te ulur temperaturat dhe ne do te punojme me gjithe partite me gjithe shoqerine civile dhe organizatat jo-qeveritare dhe me OSBE-ne per te ndihmuar qe zgjedhjet e majit per pushtetin vendor te jene te pastra transparente dhe qe ato tu perkasin qytetareve te Shqiperise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›