E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi u dërgon mesazhe Presidentit italian Napolitano dhe Kryeministrit Berluskoni.

6 prill 2009

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i ka dërguar mesazhe Presidentit të Republikës së Italisë, Xhorxho Napolitano dhe Kryeministrit Silvio Berluskoni ku shpreh keqardhjen dhe hidhërimin për fatkeqësinë natyrore që preku rajonin e Abrucos.

“Me keqardhje të madhe mësova për fatkeqësinë natyrore që preku rajonin e Abrucos duke shkaktuar viktima në njerëz dhe dëme materiale.

Dëshiroj të shpreh hidhërimin tim për këtë ngjarje tragjike që preku popullin mik italian dhe të dërgoj ngushëllimet më të thella për familjarët e të afërmit e viktimave në emrin tim dhe në emër të popullit shqiptar!

Ju lutem, pranoni ndjenjat e mbështetjes dhe të solidaritetit të popullit shqiptar për të përballuar këtë situatë të vështirë të krijuar nga tërmeti në rajonin e Abrucos dhe veçanërisht në qytetin e Akuilas.” – theksohet në mesazhet e Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›