Presidenti Topi i dërgon mesazh Presidentit amerikan, Barak Obama.

6 prill 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, në të cilin shpreh falënderimet më të sinqerta dhe mirënjohjen më të thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancë dhe njëkohësisht e fton zyrtarisht për të vizituar vendin tonë.
“I dashur Zoti President,
Pjesëmarrja për herë të parë e Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota më 3-4 prill 2009, në Samitin e Strasburg-Kel të Aleancës së Atlantikut të Veriut, dhe ceremonia e dorëzimit nga ana Juaj e Kopjes se Traktatit të Uashingtonit që shënoi krijimin e Aleancës, e pasuruar me Protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë, më emocionoi e në të njëjtën kohë më bëri të ndihem krenar që ndodhesha përkrah mikut më të madh të Shqipërisë, Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendit, që kaq shumë besoi në aspiratën historike të popullit shqiptar për t’u integruar.
Më lejoni, Zoti President, që, në emër të popullit shqiptar dhe timin personal, t’Ju shpreh falenderimet më të sinqerta dhe mirënjohjen më të thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancë e në të njëjtën kohë t’Ju siguroj se Shqipëria, brenda familjes së saj të re do të sillet si e barabartë dhe e denjë për të dhënë kontributin e saj në sfidat e reja për liri, demokraci e siguri rajonale e globale!
Duke Ju përsëritur edhe një herë ftesën time, në emër të gjithë popullit shqiptar, për të vizituar Shqipërinë, dëshiroj t’Ju siguroj, President Obama, se angazhimi i diplomacisë, i burimeve civile të Shqipërisë dhe i Forcave tona të Armatosura, përvoja e të cilave është shumë serioze, do të vihen në shërbim të përballjes së përbashkët, si në planin dypalësh ashtu edhe në atë global, për të ndërtuar një botë më të mirë për kombet, civilizimet dhe të ardhmen e tyre.
Shqipëria ndihet sot më e sigurt për të ardhmen e saj sepse mbështetja e mikut dhe aleatit të saj më të madh, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është më afër se asnjëherë tjetër në historinë e popullit shqiptar.” – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.