Presidenti Topi u uron gjithë besimtarëve shqiptarë të krishterë Festën e Pashkëve.

3 prill 2010
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi u uron gjithë besimtarëve shqiptarë të krishterë, katolikë dhe ortodoksë, Festën e Pashkëve nëpërmjet një mesazhi të dërguar Imzot Rrok Mirditës dhe Kryepeshkop Anastas Janullatosit në të cilin thuhet:
“Dita e Pashkëve me jep kënaqësinë e veçantë që t’ju shpreh ju dhe përmes jush të gjithë besimtarëve shqiptarë të krishterë , katolikë dhe ortodoksë kudo ndodhen, urimet me të përzemërta për mbarësi, mirëqenie, gëzim e harmoni!
Kjo ditë e shenjtë në kalendarin e krishterë sjell për besimtarët katolikë e ortodoksë harenë dhe solemnitetin e një kremtimi madhështor ku vlerat njerëzore dhe hyjnore plotësojnë shpirtin, ku nderimi dhe përulësia ndaj të Plotfuqishmit rigjallërohet dhe kur besimi tek triumfi i mirësisë ringjallet dhe rimishërohet në veprat e në sjelljen e gjithësecilit prej nesh.
Ne shqiptarët e kemi ndarë tradicionalisht së bashku gëzimin, ndaj edhe sot jemi pranë njëri-tjetri për të përjetuar atmosferën e mrekullueshme të Festës së Pashkëve e për t’i përcjellë shoqi-shoqit urimet më të mira e të sinqerta për paqe, mirëkuptim, begati, lumturi dhe për një të ardhme të sigurtë e të ndritur për mbarë kombin shqiptar.
Gëzuar Pashkët!”