Shqipëria, një vit në NATO, të rinjtë festojnë në Kuvendin e Shqipërisë.
Të rinjtë festuan sot në Kuvendin e Shqipërisë një vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ngjarja më e madhe historike e kombit shqiptar, pas shpalljes së Pavarësisë në 1912 .
Parlamenti shqiptar zhvilloi lobim të fortë nëpërmjet diplomacisë parlamentare për të bërë të mundur kurorëzimin me sukses të Ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit, nga parlamentet dhe senatet e 26 vendeve anëtare të NATO-s.
Kryetarja e Kuvendit, u shpreh se jo rastësisht kjo ditë e madhe po festohet me të rinjtë, sepse mbi të gjitha Shqipëria në NATO është festa e të rinjve, që patën fatin të jetojnë në kohërat e lirisë, në kohën e rrëzimit të diktaturës komuniste.
Ky përvjetor përkon me një tjetër përvjetor të jashtëzakonshëm të Shqipërisë, me 20 vjetorin e rrëzimit të komunizmit. Nuk ka krenari më të madhe për ne shqiptarët, sesa të shohim vetën si qytetarë të NATO-s. Prindërit tuaj, nënat, baballarët tuaj, gjyshërit, tuaj, ju jeni qytetarët më të rinj të NATO-s, kësaj aleance të madhe të lirisë. Në këto ditë historike dhe sublime për të gjithë kombin shqiptar, gjykoj se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është dinjitet për shqiptarët, hap epokën e sigurisë, lirisë, perspektivës, zhvillimit ekonomik dhe një të ardhmeje shumë të begatë për Shqipërinë. Unë e vlerësoj anëtarësimin e vendit tonë në NATO, si momentin më të ndritshëm pas vitit të shpalljes së pavarësisë në 1912 dhe rrëzimit të komunizmit. Çdokush që mund të mendojë se mund të kërcënojë Shqipërinë, apo ndonjë vend tjetër, ai do të mbrohet nga e gjithë kjo aleancë. - u shpreh ndër të tjera Kryetarja e Kuvendit, në fjalën përshëndetëse drejtuar të rinjve.
Kryetarja e Kuvendit duke shpjeguar për të rinjtë, se çdo të thotë realisht për shqiptarët anëtarësimi në NATO, tha se ky është një proces sfidash të mëdha.
Kryetarja e Kuvendi i siguroi të rinjtë se, 2010 do të jetë viti i heqjes së vizave, ëndra e kahershme e shqiptarëve që po bëhet realitet nga kjo mazhorancë, sikurse në 2009 realizoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.
Unë jam e sigurt se në fund të këtij viti, ne do të realizojmë që shqiptarët të lëvizin pa viza, në mënyrë që baballarët, nënat, motrat, vëllezërit tanë të mund të shkojnë të shikojnë familjarët e tyre, fëmijët, nipat e mbesat e tyre në vendet fqinje ku ata jetojnë e punojnë.
Fituam garën në kohë për t'u anëtarësuar në NATO. E mbajtëm premtimin. Në fakt nuk kishim premtuar anëtarësimin në NATO, ne kishim premtuar vetëm ftesën në NATO. Ne e tejkaluam veten tonë dhe kështu do të ndodhë me të gjitha proceset e viteve të ardhshme.
Aktiviteti me të rinjtë në Kuvend Një Vit, Shqipëria në NATO, vijoi me një bashkëbisedim të gjerë të Kryetares së Kuvendit me të rinjtë, mbi reformat që po ndërmerr Parlamenti, Qeveria dhe institucionet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Fituam garën në kohë për t'u anëtarësuar në NATO. E mbajtëm premtimin. Në fakt nuk kishim premtuar anëtarësimin në NATO, ne kishim premtuar vetëm ftesën në NATO. Ne e tejkaluam veten tonë dhe kështu do të ndodhë me të gjitha proceset e viteve të ardhshme.
Aktiviteti me të rinjtë në Kuvend Një Vit, Shqipëria në NATO, vijoi me një bashkëbisedim të gjerë të Kryetares së Kuvendit me të rinjtë, mbi reformat që po ndërmerr Parlamenti, Qeveria dhe institucionet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.