E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi u uron grave festën e 8 Marsit

Me anë të një deklarate për shtyp, Presidenti i Republikës uroi të gjitha femrat shqiptare me anë të një mesazhi ku theksohej nderimi për kontributin e çmuar që jep kjo gjini ne sfidat e jetës shqiptare. "Në këtë ditë të shënuar dëshiroj të përcjell urimet më të përzemërta për të gjitha gratë, nënat e motrat tona për festën e tyre! Nderim dhe respekt të thellë për kontributin e tyre të gjithanshëm e të vazhdueshëm, një sfidë jo e vogël me të cilën ato përballen në çdo moment të ditës!" Presidenti inkurajon femrën shqiptare për të mos ndalur përpjekjet për të drejtat e tyre. Kreu i shtetit nuk mohon faktin që emancipimi femëror vazhdon të jetë një proces i gjatë në shoqërinë shqiptare ndërsa barazia gjinore një sfidë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›