Presidenti Topi uron Presidentin Gyl me rastin e Festës Kombëtare të Turqisë.

29 tetor 2009
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl me rastin e Festës Kombëtare, në të cilin përcjell urimet më të ngrohta e miqësore.
“Më lejoni, Shkëlqesi, që të vë në dukje se Shqipëria vlerëson lart marrëdhëniet tradicionale të miqësisë e të bashkëpunimit që ekzistojnë midis dy vendeve tona, si dhe të shpreh besimin tim për konsolidimin e mëtejshëm të tyre, në të mirë të popujve tanë, të sigurisë e stabilitetit në rajonin e Ballkanit.
Dëshiroj, edhe një herë, t’ju konfirmoj mirënjohjen për mbështetjen e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, si dhe për marrëdhënien e re të partneritetit që do t’i shërbejë interesit të përbashkët të një bote në paqe dhe harmoni.
Duke ju shprehur konsideratën time më të lartë, me dëshirën për t’ju takuar në Tiranë, ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, urimet e mia më të ngrohta!” – thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.