E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron Presidentin Papulias me rastin e rizgjedhjes së tij në krye të Republikës së Greqisë.

4 shkurt 2010

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi zotit Karolos Papulias më rastin e rizgjedhjes së tij si President i Republikës i Greqisë, në të cilin thuhet:

“I nderuar Zoti President,
I dashur mik!

Kam kënaqësinë e madhe që me rastin e rizgjedhjes suaj si President i Republikës së Greqisë, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju dërgoj urimet më të ngrohta dhe më të përzemërta për suksesin Tuaj në këtë post të lartë!

Më lejoni të shpreh bindjen time se niveli shumë i mirë i marrëdhënieve midis vendeve tona, gjatë presidencës suaj do të vazhdojë të konsolidohet dhe zhvillohet më tej në të ardhmen, në të mirë të dy vendeve e popujve tanë miq.

Nënvizoj, me këtë rast, rëndësinë e veçantë që Shqipëria i kushton bashkëpunimit shumëdimensional me Greqinë, jo vetëm si vend fqinjë, por edhe aleat i ngushtë euroatlantik, dhe shpreh angazhimin tim maksimal për të nxitur më tej këtë bashkëpunim dypalësh, rajonal e global.

Duke ju uruar edhe një herë suksese në punën tuaj, dhe në pritje të takimit të afërm me ju në Tiranë, ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!” – thekson Kreu i shtetit shqiptar në mesazhin e urimit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›