E Diel, 1 Nëntor 2026

U DH Ë Z I M PER MIRATIMIN E KOSTOS MESATARE TË NDËRTIMIT TË BANESAVE NGA ENTI KOMBËTAR I BANESAVE, PËR VITIN 2010

U DH ë Z I M
 
 
PëR
 
MIRATIMIN E KOSTOS MESATARE Të NDëRTIMIT Të BANESAVE NGA ENTI KOMBëTAR I BANESAVE, PëR VITIN 2010
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “dh”, të nenit 34/1, të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
 
U DH ë Z O N:
 
1.     Miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave, nga Enti Kombëtar i Banesave, në shkallë republike, për vitin 2010, në masën 34 668 (tridhjetë e katër mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e tetë) lekë/m2, për sipërfaqe shfrytëzimi.
 
2.     Kostoja mesatare e ndërtimit dhe vlera mesatare e apartamenteve në tregun e lirë të banesave, sipas qyteteve, për vitin 2010, të jetë sipas tabelave nr.1, nr.2 e nr.3, që i bashkëlidhen këtij udhëzimi.
 
 
3.     Për qytetet, për të cilat nuk janë nxjerrë vlerat e kostos mesatare të ndërtimit,  të merren vlerat e kostos së ndërtimit të qytetit më të afërt, sipas tabelës nr.1, që i bashkëlidhet këtij udhëzimi.
 
4.     Vlerat mesatare të banesave në tregun e lirë nuk mund të përdoren për t’iu referuar zonave të afërta.
 
5.     Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Enti Kombëtar i Banesave për zbatimin e këtij udhëzimi.
 
 
Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
               
 
K R Y E M I N I S T R I
 
SALI BERISHA03/02/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›