Kryetarja e Kuvendit takim me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Kryetarja e Kuvendit priti sot në takim Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani së bashku me anëtarët e kësaj gjykate, të ardhur në një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Në shtetin e ri të Kosovës, Gjykata Kushtetuese është një institucion i ri dhe, siç theksoi Kryetari Hasani, "kjo gjykatë ka sfida të mëdha por shumë të rëndësishme në forcimin e sistemit të së drejtës në Kosovë".
Kryetarja e Kuvendit tha se institucioni i Gjykatës Kushtetuese është ndër më të rëndësishimit në sistemin e drejtësisë dhe që ka një peshë të jashtëzakonshme. Ajo tha se integriteti i gjyqtarëve është thelbi i mirëfunksionimit të gjykatave.
Kryetarja e Kuvendit vlerësoi progresin e madh të Kosovës në forcimimin e mëtejshëm të institucioneve.
Ajo tha se energjia dhe identiteti europian janë vlera të jashtëzakonshme të kombit.
Kryetarja e Kuvendit falënderoi për mbështetjen e jashtëzakonshme që institucionet dhe populli i Kosovës dha në përballimin e situatës së përmbytjeve në Shkodër.
Kryetarja e Kuvendit dhe zoti Hasani ndanë mendimin për domosdoshmërinë e rritjes së shkëmbimit të vizitave mes Kosovës dhe Shqipërisë, bazuar në marrëdhëniet unike mes dy vendeve.