E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi uron besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit



Presidenti i Republikës, Bamir Topi u uron të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë kudo që ndodhen fillimin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Në mesazhin dërguar Bashkësisë Islame të Shqipërisë, Kryetari i shtetit shprehet: “Në këtë ditë të shënuar në kalendarin islam, është dëshirë dhe kënaqësi e veçantë t’u drejtohem të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë kudo ndodhen me urimet më të mira e më të përzemërta me rastin e fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit! Përgjatë këtij muaji të bekuar, dëshmi e përkushtimit të pastër e të vërtetë ndaj fesë islame, dalin në pah tek ju vlerat më të rralla humane të mirësisë dhe ndihmesës, ndershmërisë dhe korrektësisë, harmonisë dhe tolerancës, dashurisë dhe sakrificës për të afërmit, të njohurit, për të gjithë njerëzit në nevojë. Edhe në këtë ditë të shënuar, ashtu si në të gjithë festat e tjera fetare, besimtarët shqiptarë janë bashkë, pavarësisht përkatësisë fetare”, është shprehur kreu i shtetit, ndërsa ka uruar shqiptarët për argjerim të mbarë.

21 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›