Greva e minatorëve, këshilltari i Presidentit në minierë

Këshilltari i Presidentit, Fatlum Nurja në takimin e zhvilluar me minatorët grevistë ka dëgjuar nga afër shqetësimin e tyre si dhe është njohur me gjendjen e rënduar shëndetësore.
Minatorët janë shprehur të vendosur për vijimin e grevës së urisë edhe në ditët e ardhshme, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Ndërkohë që gjendja shëndetësore e minatorëve po përkeqësohet nga dita në ditë nisur edhe nga mungesa e ajrit, në minierët ku ata prej 7 ditësh zhvillojnë grevën.
Përfaqësuesi i minatorëve ka përsëritur kërkesat përpara këshilltarit të presidentit. Ai ka theksuar se minatorët kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës, rritjen e pagës nga 20 në 40%, dhe largimin e administratorit të firmës “ACR”.
Nga ana e tij, këshilltari i presidentit ka dëgjuar problemet e minatorëve dhe tha në largim se situata do i paraqitet presidentit.