Presidenti Topi uron z. Fisher me rastin e rizgjedhjes në postin e lartë të Presidentit të Austrisë.

27 prill 2010
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit Hainc Fisher, në të cilin shkruhet:
“I nderuar Zoti President,
Rizgjedhja Juaj në postin e lartë të Presidentit të Republikës së Austrisë, më jep kënaqësinë t’ju përcjell urimet e mia më të mira për përmbushjen me sukses të kësaj detyre!
Dëshiroj, me këtë rast, të nënvizoj angazhimin tim për vazhdimësinë e marrëdhënieve shumë të mira të miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona, dhe të shpreh besimin se gjatë Presidencës suaj do të konsolidohen e thellohen në plan të gjithanshëm e shumëdimensional.
Me konsideratën time më të lartë dhe me dëshirën për t’u takuar së afërmi, ju lutem pranoni edhe një herë, i nderuar Zoti President, urimet e mia më të mira!”