VENDIM PËR PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR NDËRTIMIN ME KONCESION TË TERMINALIT TË KONTEINERËVE, NË PORTIN E DURRËSIT, DHE MIRATIMIN E BONUSIT NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË “DURRËS KURUM SHIPPING”, SH.A.
V E N D I M
PëR
PëRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PëR NDëRTIMIN ME KONCESION Të TERMINALIT Të KONTEINERëVE, Në PORTIN E DURRëSIT, DHE MIRATIMIN E BONUSIT Në PROCEDURëN PëRZGJEDHëSE KONKURRUESE, Që I JEPET SHOQëRISë “DURRëS KURUM SHIPPING”, SH.A.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pikat 1 dhe 3 e 23, pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Për kryerjen e procedurave ligjore për ndërtimin, me koncesion, të terminalit të konteinerëve në Portin e Durrësit, autoriteti kontraktues është Ministria e Punëve Publike dhe Transportit.
2. Koncesioni do të jetë i formës BOT (ndërtim-shfrytëzim dhe transferim në pronësi të shtetit).
3. Miratimin e bonusit prej 10% të pikëve, për rezultatin teknik, financiar dhe mjedisor, në procedurën përzgjedhëse konkuruese (propozim i pakërkuar), që i jepet shoqërisë “Durrës Kurum Shipping”, sh.a.
4. Ngarkohet Ministria e Punëve Publike dhe Transportit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
28/04/2010