VENDIM PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.453, DATË 23.6.2005, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE,
V E N D I M
PëR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA Në VENDIMIN NR.453, DATë 23.6.2005, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE,
“PëR MIRATIMIN E LISTëS Së PAJISJEVE, Që PëRDORIN LëNDë OZONHOLLUESE, Të CILAT NDALOHEN Të PRODHOHEN E Të IMPORTOHEN, SI DHE RREGULLAT E PROCEDURAT E ZëVENDëSIMIT Të LëNDëVE OZONHOLLUESE Në PAJISJET EKZISTUESE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.8934, datë 5.9.2002, “Për mbrojtjen e mjedisit”", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.453, datë 23.6.2005, të Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshimet dhe shtesat, si më poshtë vijon:
1. Në shkronjën “a”, të pikës 1, fjalët “...aneksi D...” zëvendësohen me fjalët “...aneksin E...”.
2. Shkronja “b”, e pikës 1, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“b) Produktet që përmbajnë lëndët ozonholluese apo që janë prodhuar me to, sipas anekseve A, B (grupet I, II e III), C (grupi II) dhe E (grupi I) të Protokollit të Montrealit, të përcaktuara në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.”.
3. Pika 7 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“7. “Riciklim i lëndëve ozonholluese” është pastrimi me anë të ndarjes së vajit dhe filtrimit të substancave ozonholluese të grumbulluara, me qëllim ripërdorimin e tyre. ”.
4. Në pikën 10, emwrtesa “Njësia Kombëtare e Ozonit dhe e Menaxhimit të Projekteve” zëvendësohen me “Njësi Kombëtare e Ozonit dhe Administrimit të Projekteve (më poshtë Njësia Kombëtare e Ozonit, NOPIU).”.
5. Në pikën 1, të kreut II, shkronjat “a” e “b” ndryshohen, si më poshtë vijon:
“a. Prodhimi i substancave ozonholluese, i produkteve dhe i përzierjeve, që i përmbajnë lëndë të përcaktuara në anekset A, B, C dhe E, të Protokollit të Montrealit;
b. Importimi e hedhja në treg, eksportimi e tranzitimi i produkteve dhe i përzierjeve që përmbajnë substanca ozonholluese dhe i pajisjeve që i përdorin, të përcaktuara në anekset A, B, C dhe E, të Protokollit të Montrealit.”.
6. Pas shkronjës “e”, shtohet shkronja “w”, me këtë përmbajtje:
“w. Importimi i pajisjeve ftohëse, të përdorura, të përcaktuara në shtojcën 3, që i bashkëlidhet vendimit.”.
7. Pika 2, e kreut II, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Importimi i substancave ozonholluese, të përfshira në aneksin C, grupi I, të shtojcës 1, lejohet vetëm mbi bazën e kuotave vjetore, të përcaktuara në diagramën e tyre, të miratuar për Shqipërinë, e cila përfshihet në planin kombëtar për heqjen e tyre nga përdorimi.
Diagrama, që i bashkëlidhet këtij vendimi, zëvendëson shtojcën 4, të vendimit, e cila shfuqizohet.”.
8. Pas pikës 6, të kreut II, shtohen pikat 7, 8 e 9, me këtë përmbajtje:
“7. Kodet tarifore (NC) të substancave ozonholluese, që përmenden në shtojcën 1, janë si më poshtë vijon:
a. Kodi tarifor (NC) i substancës ozonholluese klorodifluorometan CHFCl 2 (HCFC-22) ose R-22, është 2903 49 11;
b. Kodi tarifor i përzierjeve që përmbajnë klorofluorkarbone CFC, por nuk përmbajnë HCFCs HFC, PFC (aneksi A, grupi I), është 3824 71 00;
c. Kodi tarifor i përzierjeve që përmbajnë tetraklorur karboni (aneksi B, grupi II), është 3824 75 00;
ç. Kodi tarifor i përzierjeve që përmbajnë metilkloroform (aneksi B, grupi III), është 3824 76 00;
d. Kodi tarifor i përzierjeve që përmbajnë hidroklorofluorkarbonet e halogjenuara, HCFC (aneksi C, grupi I), por nuk përmbajnë CFCs, HFC, HFC, PFC, është 3824 74 00;
dh. Kodi tarifor i përzierjeve që përmbajnë hidrobromfluorokarbonet (aneksi C, grupi II) ), është 3824 77 00;
e. Kodi tarifor i përzierjeve që përmbajnë bromur metili (aneksi E, grupi I), është 3824 73 00.
8. Kodi tarifor i përzierjeve që përmbajnë substanca ozonholluese, jepet në shtojcën 6, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
9. Importimi dhe tregtimi i pajisjeve dhe produkteve që përmbajnë lëndë ozonholluese bëhet nga subjekte të licensuara, nw bazë tw vetëdekalarimit me shkrim, se pajisjet dhe produktet e importuara nuk përmbajnë lëndë ozonholluese.”.
9. Shtojca 1, zëvendësohet me shtojcën me të njëjtin numër, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
10. Pas shtojcës 5, shtohet shtojca 6, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
28/04/2010