E Diel, 1 Nëntor 2026

Bamir Topi u shfaq ne media si nostalgjik i komunizmit - po u ngjan djemve te Bllokut

04-11-2010 / Gazeta 55

Reagimi i Institutit te Integrimit te ish-te Perndjekurve dhe te burgosurve politike

Ish te perndjekurit politike reagojne nje dite pas deklarates se presidentit Bamir Topi i cili gjate nje emisioni televiziv mori ne mbrojtje mauzoleun e diktatorit Enver Hoxha Piramiden.
Bamir Topi ne nje emision televiziv u shfaq para shqiptareve si nje nostalgjik mjeran i komunizmit. Bamir Topi u shfaq para shqiptareve si nje nostalgjik mjeran i mauzoleumit te diktatorit. Mbreme Bamir Topi u shfaq para shqiptareve si nje nostalgjik mjeran i varrit te pambyllur te persekutorit tone. Mbreme Bamir Topi u shfaq para shqiptareve si nje nostalgjik mjeran i diktatures ndersa mori ne mbrojtje pjesen e mbetur te germadhes se tij ne qender te Tiranes. Eumlshte nje deklarate qe atij duhet ti skuqet faqja thuhet ne reagimin e Institutit te Integrimit te ish-te Persekutuarve dhe te burgosurve politike. Zoti Topi u shfaq para shqiptareve si naiv ndersa foli per shpenzime kur i gjithe realiteti flet per nje kursim te ndjeshem dhe per nje perfitim te madh qe shoqeria shqiptare do te kete me ndertimin e Parlamentit te kombit ne vend te mauzoleumit te diktatorit vijon deklarata e te perndjekurve politike.
Instituti i Integrimit te ish-te Persekutuarve dhe te burgosurve politike thekson gjithashtu se kreu i shtetit eshte shfaqur edhe me pare si demtues i imazhit dhe perceptimit te drejtesise ne vend si mbrojtesi persekucionit ndersa vleresoi me dekorime ushtruesit e diktatures ndaj shqiptareve.
Zoti Topi u shfaq para shqiptareve indiferent ndaj detyres ndersa nuk shpjegoi sesa perfiton drejtesia shqiptare qytetari shqiptar me sistemimin e nje pallati drejtesie ne qender te Tiranes. Zoti Topi ne linjen e qendrimeve te tij eshte shfaqur dhe me pare si demtues i imazhit dhe perceptimit te drejtesise ne vend si mbrojtes i persekucionit ndersa vleresoi me dekorime ushtruesit e diktatures ndaj shqiptareve hetues dhe prokurore te eger te regjimit komunist kujtojne ish te perndjekurit politike.
Ne perfundim Instituti i Integrimit te ish-te Persekutuarve dhe te burgosurve politike denon gjithashtu politiken fatale te kreut te shtetit duke emeruar ne organet e drejtesise ish perfaqesues te nomeklatures komuniste dhe te gjyqeve politike.
Zoti Topi vazhdon te emeroje ne sistemin e drejtesise njerez pa integritet emra e mbiemra qe kullojne gjak dhe qe rendojne mbi plaget tona. Sa shume me djemte e bllokut po ngjason zoti Topi perfundon reagimi i ish te perndjekurve politike vetem nje dite pas deklarates se kreut te shtetit i cili deklaroi se Piramida nuk duhet te shembet duke faktorizuar keshtu aleancen e djallit ne mbrojtje te Enver Hoxhes bashke me Edi Ramen.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›