Presidenti Topi viziton Sarandën.

8 shtator 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i shoqëruar dhe nga Zonja e Parë, Teuta Topi zhvilloi një vizitë në qytetin bregdetar dhe turistik të Sarandës. I shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së qytetit, Edmond Gjoka, Kryetari i Këshillit Bashkiak, Arjan Demiri, Nën\prefektja e rrethit të Sarandës, Elsa Gjini si dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor, Kryetari i Shtetit pati një takim të përzemërt me sarandiotët në kinoteatrin e qytetit.
Në fjalën përshëndetëse me këtë rast, Presidenti Topi u shpreh se: “përveçse si president, kam ardhur në Sarandë si qytetar i thjeshtë për të shkëmbyer mendime me ju e për të vendosur një dialog të ri, dialogun që Presidenti i Republikës duhet ta ketë me të gjithë qytetarët e tij.
Pikërisht në funksion të problemeve që ka vendi e të cilat thuhen hapur nga qytetarët, Presidenti Topi ka vërejtur se dy janë sfidat reale të pranuara nga të gjithë aktorët në Shqipëri: reforma në sistemin e drejtësisë dhe reforma zgjedhore.
“Sot ne jemi para sfidave të cilat vërtet janë sfida reale, por janë mjaft të vështira. Sot ne jemi në një moment kur nga të gjithë faktorët politikë besoj dhe ato shoqërorë është pranuar që në rradhë të parë ne duhet të reformojmë sistemin e drejtësisë. Sistemi i drejtësisë, i cili nuk mjafton të thuhet që ka probleme. Ndodh të kesh një eksperiencë gjyqësore qoftë në çështje të karakterit të pronësisë, por edhe në çështje të tjera, kur çdo njeri e ka provuar që realisht përballet jo vetëm me hallka burokratike, por përballet edhe me probleme të korrupsionit. Nuk mjafton të shprehesh në mënyrë verbale për të thënë që ky korrupsion do të kalojë dhe do të zgjidhet. Ky është një problem që duhet të përballohet nga gjithë shoqëria, jo se shoqëria do të merret me problemin e ligjeve, të reformimit të ligjit, por duhet të jetë e përgatitur psikologjikisht që reforma në drejtësi do t’i japë shanse shoqërisë shqiptare, do t’i jape shanse familjeve shqiptare që të dalë në mënyrë përfundimtare të çlirohet nga ato hallka që e mbajnë mbrapa dhe të rivendosë në mënyrë përfundimtare ekonominë e tregut. Këto probleme janë me administratën, janë me problemet e rivendosjes së pronësisë dhe janë me probleme të tjera civile, nuk po futem këtu me ato që konsiderohen penale që realisht janë mjaft të rënda, kur drejtësia nuk vendos ashtu siç duhet sepse në fakt ligji është ligj dhe ai që është qytetar, ai që është i ndershëm ai e ndjen më shumë se çdo njeri tjetër. Kështu që në këtë sens unë së bashku me faktorët politikë institucionalë, së bashku me aktorët në parlament jemi të vendosur që në këtë muaj shtator që jemi të fillojmë një reformë të thellë në sistemin e drejtësisë, gjë që do të garantonte një qetësi psikologjike dhe një perspektive të qartë për të gjithë qytetarët, kudo që ata jetojnë, nga veriu deri në jug të Shqipërisë, nga lindja deri në perëndim, në qytet e në fshat, kjo është nevojë e domosdoshme. Kjo do t’i jepte mundësinë që të kishim një zbatim të ligjit më të mirë në administratë qoftë në pushtetin qëndror, qoftë në pushtetin vendor.
“Një problem tjetër, i cili do të jetë në fokus të institucionit të Presidentit, por edhe të parlamentit është reforma zgjedhore”, – ka vijuar kreu i shtetit. Reforma zgjedhore, e cila ka ardhur momenti që t’i japë një zgjidhje afatgjatë këtij problemi në mënyrë që qytetari të jetë i lirë në momentin kur do të shprehë vullnetin e tij.
Më pas, Kryetari i Shtetit përshkoi në këmbë shëtitoren e qytetit ku u përshëndet ngrohtësisht me kalimtarë si dhe turistë të ndryshëm të ardhur për të shijuar pushimet në qytetin e Sarandës.
Gjithashtu, Presidenti Topi pati dhe një bisedë pune me kryesinë e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, të cilët ndodhen në qytetin e Sarandës me rastin e një seminari.
Ndërsa të dielën paradreke Presidenti Topi zhvillon një takim me studentë e pedagogë të Universitetit të Sarandës dhe më pas do vizitojë pikën turistike të Butrintit.