Presidenti Topi viziton qytetin e Pogradecit

13 janar 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi pati sot një vizitë pune në qytetin e Pogradecit.
Kryetari i Shtetit u mirëprit në zyrën e Kryetarit të Bashkisë së këtij qyteti, Artan Shkëmbi, me të cilin zhvilloi një bisedë në prani të përfaqësuesve të Këshillit Bashkiak të të gjitha forcave politike, si dhe autoriteteve të tjera vendore. Presidenti Topi u interesua për mbarëvajtjen e punëve në Pogradec, kryesisht sa i përket ngritjes dhe mirëmbajtjes së infrastrukturës në shërbim të zhvillimit të turizmit në këtë qytet, përmirësimit të kushteve dhe ruajtjes së klimës të favorshme për investime të denja në këtë drejtim, edhe në funksion të krijimit të mundësive të reja për punësim, si dhe sa i përket zgjerimit të shkëmbimeve tregtare dhe të bashkëpunimit me qytetet në shtetin fqinjë të Maqedonisë. Gjithashtu, bashkëbiseduesit në takim prekën çështje të zhvillimit të sektorëve kyç për jetën e këtij qyteti, për shembull, të rendit publik, drejtësisë, shëndetësisë, etj.
Në vijim, i shoqëruar nga përfaqësuesit më të lartë të pushtetit vendor të Pogradecit, Presidenti Topi vizitoi ekspozitën e piktorëve pogradecarë Lek Tasi, Petraq Cici, Eva Kerthi, Vangjo Vasili, etj., të organizuar me mbështetjen e Bashkisë së qytetit të Pogradecit në Galerinë e Arteve në Qendrën Kulturore “Lasgush Poradeci”. Presidenti Topi u njoh me disa prej punimeve më të spikatura të këtyre piktorëve dhe shprehu përshtypje nga më të mirat në mbështetje dhe vlerësim të veprimtarisë së tyre artistike, krijuese.
Në përfundim, Kryetari i Shtetit përshkoi me këmbë shëtitoren e qytetit të Pogradecit, buzë liqenit të Ohrit, ku u përshëndet dhe u takua përzemërsisht me banorë të këtij qyteti.