Presidenti Topi u përgjigjet interesimit të gazetarëve për çështje të aktualitetit në vend

13 janar 2011
Pogradec
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, në përfundim të vizitës së tij të punës në qytetin e Pogradecit, iu përgjigj interesimit të gazetarëve për çështje të aktualitetit në vend.
I pyetur për një reagim ndaj çështjes së zotit Iilir Meta dhe zotit Dritan Priftit, Kryetari i Shtetit u përgjigj:
“Tashmë kjo është një çështje e Institucionit të Prokurorisë dhe, patjetër, inkurajoj Prokurorinë, jo thjesht në sensin për të bërë detyrën e saj, sepse ndonjëherë është e panevojshme të thuhet që inkurajoj Prokurorinë, duke qenë se Prokuroria është një Institucion që ka një ligj. Por, e them këtë për të bërë transparencë. Pra, inkurajoj Prokurorinë të bëjë punën e saj, të hetojë dhe të bëjë transparencë hap pas hapi, sepse ka mjaft ngjarje, që kanë një sensibilitet të lartë publik, me të drejtë, dhe këto ngjarje duhet patjetër të certifikohen hap pas hapi, qoftë në sensin e pohimit të gjërave, qoftë në sensin e kontestimit të gjërave. Pra, kemi nevojë të respektojmë institucionet, shtetin ligjor dhe vetëm atëherë do të shkojmë në parametrat e shtetit të së drejtës. Komentet politike pastaj nuk më takojnë mua t’i bëj, u takojnë të tjerëve.”
I pyetur lidhur me faktin se zoti Meta është i mbrojtur nga imuniteti, Kryetari i Shtetit u përgjigj:
“Edhe një herë, edhe kjo bën pjesë në vlerësimet politike. Unë jam President i Republikës dhe i trajtoj çështjet me shumë rigorozitet në sensin ligjor dhe institucional. Fakti që kjo çështje është në dorë të Prokurorisë, pra, le ta lemë Prokurorinë të punojë, por edhe të bëjë transparencë, transparencë në të gjithë procesin.”
Në përgjigje të pyetjes se cili është komenti i tij si Kryetari i KLD-së për çështjen e Gërdecit, e cila duket se po shtyhet për në kalendat greke, Presidenti Topi u shpreh:
“Komenti është ky: që ka një kontroll të fundit nga përfaqësues të inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe besoj që pas dy tre ditësh do të keni një komunikim të drejtpërdrejtë për këtë çështje nga përfaqësuesi I KLD-së, pra, do të keni një informacion të plotë ligjor lidhur me kontrollin, me situatën. Sigurisht që çështjet që kanë të bëjnë me ngjarje, sikurse është çështja e Gërdecit, patjetër që kanë edhe një ndjeshmëri të lartë publike. Janë bërë njëqind e pesë seanca. Një pjesë e këtyre seancave kanë dështuar për shkak të mosmarrjes pjesë të avokatëve dhe, nga informacionet që kam, jo gjithmonë në mënyrë të justifikuar. Por le të lemë përfaqësuesin e KLD-së, i cili do të flasë në mënyrë të posaçme për këtë çështje, besoj në fillim të javës. Do të keni informacionin e nevojshëm. Do të jetë i hapur për mediat. Do të keni mundësi që të bëni të gjitha pyetjet për ta qartësuar situatën.”