Rama: Përshëndes takimin e partive të vogla
TIRANË Pas takimit të partive të vogla dhe rezultatit që doli, kryetari i PS-së, Edi Rama ka reaguar përmes faqes së tij në Twitter. ”E përshëndes takimin e partive të vogla dhe përsëris angazhimin e PS-së për një reformë gjithëpërfshirëse”, shkruan Rama. Pak ditë më parë, bashkëkryetari i komisionit për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri u shpreh i gatshëm për rishikimin e sistemit aktual zgjedhor. Gjiknuri theksoi se i takon PD-së tashmë që të japë qëndrimin e saj rreth kësaj çështjeje.