E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi viziton sot Kosoven

Presidenti Bamir Topi nis sot nje vizite dyditore ne Kosove, me ftesë të homologut Fatmir Sejdiu.

Kjo eshte vizita e dyte e kreut te shtetit shqiptar ne Kosove qe pas zgjedhjes president dhe e para ne Kosoven e pavarur.

I shoqeruar nga Zonja e Pare, kryetari i shtetit do jete ne krye te nje delegacioni zyrtar ne perberje te te cilit jane nenkryetaret e Kuvendit te Shqiperise, deputete te komisionit te jashtem, te Komisionit te Sigurise, te komisionit te Ekonomise dhe Perfaqesues te Biznesit.

Presidenti Topi dhe delegacioni qe e shoqeron do te takoje e zhvilloje bisedime zyrtare me Presidentin e Kosoves Fatmir Sejdiu, Kryeministrin Hashim Thaçi, kryesine e Kuvendit te Kosoves dhe do t’i adresohet me nje mesazh pershendetes deputeteve te ketij Kuvendi. 

Ne diten e pare te vizites zyrtare, Presidenti Topi do takohet me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Emilio Gay dhe drejtues te partive politike e minoriteteve ne Kosove.

Gjate dites se dyte te vizites ne Kosove, Topi do te shpallet Qytetar Nderi i Ferizajt, per kontributin e dhene per pavaresine e Kosoves.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›