Çudia, Uzina e Poliçanit nuk ka licencë demontimi
Nga Tedi Blushi
Referuar ligjit të miratuar në Kuvend më 13 nëntor 2008, Poliçani është përjashtuar nga lista e poligoneve ku do të kryhet tashmë e tutje procesi i demontimit të armëve
TIRANE-Uzina e Armëve në Poliçan nuk është e përcaktuar ligjërisht për të qenë një fabrikë asgjësimi municionesh. Referuar ligjit të miratuar në Kuvend më 13 nëntor 2008, “Për përcaktimin e poligoneve për asgjësimin e municioneve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, Poliçani është përjashtuar nga lista e poligoneve ku do të kryhet tashmë e tutje procesi i demontimit të armëve. Në këtë ligj sanksionohet se qendrat e reja të asgjësimit të municioneve do të jenë në “Livadhet e Hamzit” Pukë; “Shën Noi Madh”, Bizë; “Zgarë”, Librazhd; “Shënmria”, Gramsh; “Përroi i Bigasit”, Skrapar; Poligoni “Fushë-Roshaj”, Voskopojë; “Trajlar”, Këlcyrë si edhe “Jubë”, Sukth, Durrës.
Uzina e Poliçanit
Është ndërmarrja më e madhe ushtarake në Shqipëri, që në kulmin e saj gjatë diktaturës komuniste kishte 3 mijë punëtorë të specializuar, dhe njëherësh nga qendrat më të ruajtura dhe sekrete të kohës. Funksioni i saj në atë kohë ka qenë prodhimi i armëve dhe municioneve luftarake. Pas vitit 1992, punëtorët dolën që të gjithë në rrugë dhe uzina vetëm sa kryente ndonjë remont të armëve të lehta. Vit pas viti, kjo uzinë nisi të riaktivizohej me kontratat e posaçme shtetërore për shkatërrimin e municioneve të rënda. Për “forcë zakoni”, e njëjta situatë duket se vijon edhe aktualisht për sa kohë Uzina e Armëve në Poliçan është e përjashtuar zyrtarisht nga lista e poligoneve ku mund të bëhet asgjësimi i armëve në bazë të ligjit “Për përcaktimin e poligoneve për asgjësimin e municioneve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.
Shpërthimi
Numri i viktimave të shkaktuara nga shpërthimi i municioneve luftarake arrin në 27. Pas tragjedisë së Gërdecit, më 15 mars 2008, një tjetër shpërthim i fuqishëm u shënua dy ditë më parë në Poliçan, i cili terrorizoi mijëra banorë të këtij qyteti. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 8:30, në ambientet e Kombinatit Mekanik. Si pasojë e shpërthimit humbi jetën punonjësja Suzana Kapxhiu (50 vjeç); u plagos 45-vjeçari Adriatik Hysenbelliu, ndërsa rrezikuan jetën dhe katër punonjës të tjerë që merreshin me demontimin e djegoreve. Burime zyrtare nga Uzina e Armëve në Poliçan, nga Ministria e Mbrojtjes, por edhe nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Beratit, bënë me dije se tragjedia ishte aksidentale dhe se ndodhi për shkak të pakujdesisë në punë.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)