Presidenti Topi viziton sot ekspozitën për viktimat e komunizmit

Pas takimeve të shpeshta që kreu i shtetit Topi ka bërë me të përndjekurit politik , por edhe vizitat në spital, sot presidenti do të vizitoj ekspozitën në nder të viktimave të regjimit komunist në Muzeun Kombëtar. Vizita do të realizohet në orën 12.30 dhe presidenti do të shoqërohet nga drejtuesit e shoqatave të të përndjekurve politike. Gjatë takimeve të Topit me të përndjekurit politik, pjesë e diskutimeve ka qenë edhe ligji për lustracionin ku të përndjekurit janë shprehur për nevojën e zgjerimit të hapesires së ligjit për pastërtinë e figurës së funksionarëve të administratës publike.