E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre institucione studim për uljen e ndotjes në ajrin e Tiranës

TIRANË- Ndotja e ajrit në Tiranë, që aktualisht është dy herë më e lartë se norma e përcaktuar nga Bashkimi Europian, ka bashkuar në një grup pune, ministrinë e Shëndetësisë, Mjedisit dhe Bashkinë e Tiranës.

Puna ka nisur me përgatitjen e një studimi për të përmirësuar cilësinë e trafikut, kontrollin real të cilësisë së karburanteve dhe rritur sipërfaqet e gjelbëruara në qytet.

Eksperti i çështjeve të mjedisit në ISHP, propozon që në qendër të Tiranës të ketë një tabelë elektronike që të tregojë të dhënat e përditësuara të cilësisë së ajrit.

Të dhënat tregojnë se aktualisht ndotja e ajrit në Tiranë përafron me tipin e smogut fotokimik të Los Angelos-it. Kjo lloj ndotje e klasifikon Tiranën në qytetet e zonës së rrezikut shëndetësor. Nga 35 ditë në vit të lejuara, sipas legjislacionit të KE për tejkalimin e normës ditore të PM 10 prej 50 µg/m3, në Tiranë kjo mase është në rreth 150 ditë në vit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›