E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora, Rama: Duhet ndërhyrje emergjente, ja plani konkret i PS

TIRANË- Partia Socialiste mblodhi pasditen e sotme komisionin e emergjencave, si pasojë e situatës së krijuar në vend për shkak të motit të keq, i cili ka bllokuar kryesisht zonat në veri dhe juglindje të vendit.

Të thirrur nga kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, përfaqësuesit e grupit të posacëm të ngritur për emergjencat në vend, Erion Brace dhe Arben Malaj do shpalosin masat e PS për nxjerrjen e vendit nga kriza.

Lideri socialist duke kujtuar vëzhgimin në terrën që ai bëri sot në një zonë të bllokuar të Librazhdit, ku sipas tij gjendja ishte alarmante për shkak të rrugës së bllokuar, mungesës së ilaceve dhe energjisë, ai bëri thirrje për një organizim të shpejtë dhe emergjent.

“Duhet një organizim i shpjetë dhe emergjent në kushtet ku strukturat e emergjencësc civile në vend kanë degraduar në vend vit pas vitit dhe ku ligji i emergjencave bën të qartë se përgjegjësia në situata të tilla është e qeverisë është shkelur në mënyrë barbare. Duhet vëmendje edhe për kohën në vijim ndërkohë që pasi Erion Brace të bëjë paraqëtjen e një sërë masash të menjëhershme dhe Arben Malaj do paraqesë masat aftmesme ato duhet të jetësohen që sot”,- bëri thirrje Rama.

Brace: Ja plani i masave konkrete që duhet të marrë qeveria
Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Brace bëri me dije planin konkret të masave që propozon opozita për t’í ardhur në ndihmë banorëve të zonave të izoluara nga bora.
“Në kushtet kur ngjarjet e dy ditëve të fundit dëshmojnë mungesë dramatike të një plani ndërhyrjesh, ne jemi për një ndërhyrje të menjëhershme të qeverisë dhe për mbështetje financiare ndaj atyre banorëve”, tha Brace.

PLANI I MASAVE
Identifikimi i kostove të emergjencës për mbajtjen hapur të rrugëve që lidhin komunat me njëra-tjetrën, fshatrat me njëri-tjetrin dhe fshatrat me komunat.
Hapjen e rrugëve që lidhin qytetet me komunat dhe fshatrat, hapjen e rrugëve kombëtare.
Kthimin në efiçencë të plotë të ujësjellësve
Furnizim të menjëhershëm me ujë të qyteteve dhe komunave
Furnizim të menjëhershme me barna edhe për 2 muaj, si dhe mbajtjen hapur të të gjitha qendrave shëndetësore
Furnizim me veshmbathje në fshat e qytet për dy muaj
Furnizim të menjëhershëm me gaz, qymyr dhe dru për 3 muaj
Furnizim me ushqim në sasi të mjaftueshme edhe për 3 muaj
Identifikimin e kostove për dëmet në rrugë rurale dhe kombëtare, në rrugët e brendshme të qyteteve.
Identifikimin e dëmeve të shkaktuara në rrjetin e kanalizimeve, të ujërave të bardha dhe të zeza.
Identifikimin e dëmeve të shkaktuara në shkolla në qytet dhe në fshat
Identifikimin e dëmeve të shkaktuara në banesat e qytetarëve në qytet dhe në fshat
Identifikimin e dëmeve të shkaktuara në bagëti
Identifikimin e dëmeve të shkaktuara në bazën ushqimore të këtyre familjeve.
Duhen alokuar grantet e planifikuara në buxhetin e shtetit për komuna dhe bashkitë në nevojë.
Alokim i fondeve për ndërhyrje të menjëhershme
Alokim i fondeve për ndihmën ekonomike në një masë të plotë 4 mujore.
Alokim i fondeve shtesë për familjet që do bien në varfëri për shkak të dëmeve, në masë të plotë dhe të paktën për 4 muaj´.
Alokim i menjëhershëm i fondit të buxhetit të shtetit për ndërtimin e digave, për t’i paraprirë atyre fenomeneve që mund të ndodhin nga shkrirja e menjëhershme e borës.
Alokim i menjëhershëm i fondeve operative për funksionimin e hidrovorëve dhe kanaleve kulluese.
Të ndërhyhet në mënyrë konkrete dhe emergjente në terren
(el.me/ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›