Dule për regjistrimin e popullsisë

Pak ditë pasi kërcënoi me kontestim të rezultatit dhe mosnjohje të procesit të regjistrimit të popullsisë me pretendimin se mungon transparenca, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule ka zhvilluar një takim me anëtarësinë e Omonias në Sarandë. Dule i beri thirrje qeverise për dialog me pakicat lidhur me procesin që pritet të filloje pas tre muajsh si dhe kërkoi krijimin e kushteve ligjore që qytetaret të deklarojnë lirshëm përkatësinë etnike, fetare e gjuhësore. Me herët gjate takimit Dule akuzoi kryeministrin se po kërkon të përçajë PBDNJ-në dhe Omonian, madje edhe partine e re minoritare Mega e cilësoi një krijese qeveritare. "Kjo parti është një krijesë qeveritare për të përçarë minoritetin etnik grek dhe se personat që marrin pjesë në udhëheqjen e saj janë ulur në karrige qeveritare. Atë që Berisha ka bërë me të gjitha partitë në Shqipëri po mundohet ta realizoje edhe me PBDNJ, d.m.th, ta përçajë me të gjitha mënyrat. Dule shprehu pretendime edhe për raste të largimeve të përfaqësuesve të kësaj partie nga administrata për qëllime politike.
Shpërndaje