Presidenti Topi zhvillon një vizitë pune në qytetin e Gjirokastrës

7 nëntor 2011
Gjirokastër
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i shoqëruar nga anëtarë të Kabinetit, nisi sot një vizitë pune dyditore në jug të vendit, në qytetin e Gjirokastrës. I pritur nga Kryetari i Bashkisë së qytetit, Flamur Bime, anëtarë të Këshillit Bashkiak dhe drejtues vendorë, Kryetari i Shtetit u ndal në sheshin kryesor të qytetit, ku u përshëndet nga afër me përzemërsi me qytetarë gjirokastritë.
Vizita e Presidentit Topi nisi me një takim në zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Gjirokastrës, zotit Bime, me drejtues dhe përfaqësues të pushtetit vendor në Gjirokastër. Pasi u njoh me një përshkrim të mbarëvajtjes së punëve në këtë qytet, Presidenti Topi zhvilloi një bisedë të hapur me qëllim shkëmbimin e mendimeve dhe ndarjen e këndvështrimeve lidhur me projekte konkrete për zhvillimin e mëtejshëm e të mbarë të qytetit, i cili me kulturën, traditën, vlerat e trashëguara arsimore, arkitekturore, historike përbën një ndër pasuritë më të çmuara tona kombëtare. Kryetari i Shtetit vuri në dukje domosdoshmërinë e realizimit të planeve dhe strategjive afatgjata në këtë kuadër për t’u siguruar banorëve gjirokastritë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social, po ashtu dhe për të konsoliduar e për të krijuar hapësira të reja për shfrytëzimin e potencialeve të spikatura turistike që qyteti i Gjirokastrës zotëron. Presidenti Topi theksoi se: “Si Kryetar i Shtetit dhe si qytetar e shoh të nevojshme ruajtjen e komunikimit dhe tolerancës mes pushtetit vendor dhe atij qendror. Dialogu është një element i rëndësishëm i demokracisë për bashkëpunim në interes të qytetarëve.”
Në përfundim të këtij takimi, Presidenti Topi, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë dhe të tjerë personaliteteve vendase, përshkoi në këmbë Pazarin karakteristik me dyqanet e artizanatit, ku u ftua dhe inauguroi hapjen e sezonit të prodhimeve artizanale gjirokastrite.
Një moment i veçantë i vizitës së Presidentit në Gjirokastër ishte përurimi i ekspozitës së artistëve gjirokastritë në Galerinë e Artit “Gjin Zenebishi”, në Kalanë e Gjirokastrës, ku ishin ekspozuar piktura dhe skulptura të ndryshme. Në këtë Galeri, Presidenti Topi mori pjesë edhe në veprimtarinë artistiko-kulturore që u zhvillua me rastin e ceremonisë së dhënies së titullit “Qytetar Nderi” figurës së shquar gjirokastrite, librarit dhe intelektualit Alizot Emiri. Duke ia dorëzuar zyrtarisht këtë titull të birit të Alizot Emiri, Kryetari i Shtetit u shpreh:
“I nderuar zoti Kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës,
Të nderuar qytetarë gjirokastritë,
I nderuar zoti Emiri, një përfaqësues i denjë i babait tuaj,
Padyshim unë ndihem i privilegjuar që në këtë mjedis kaq të bukur, kaq interesant, që vjen si rrjedhojë e një historie të patjetërsueshme të këtij qyteti të lashtë, bëhem pjesë e një ceremonie pikërisht për të dhënë formalisht atë që ka marrë si vendim Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës për të nderuar një figurë, e cila i shtohet të gjitha atyre figurave që janë nderuar në qytetin tuaj të bukur, në qytetin tuaj të lashtë, në qytetin tuaj të kulturuar, qytet që bën të krenohet gjithë Shqipëria, gjithë shqiptarët, pra, Gjirokastra. Natyrisht, ky qytet të ofron mundësinë që jo vetëm të emocionohesh sa herë që vij në Gjirokastër, por të jep mundësinë të falënderosh gjithë qytetarinë gjirokastrite, e cila gjithmonë ka qenë dhe vazhdon të jetë mikpritëse. Vazhdon ta mbajë me shumë përgjegjësi të gjithë atë peshë që vjen nga e kaluara, që është peshë që në radhë të parë ka atë trashëgimi historike dhe kulturore, që njihet në mënyrë shumë emblematike nëpërmjet disa figurave, të cilat njihen kudo në botë, duke filluar patjetër me Kadarenë, me Musine Kokalarin, duke vazhduar me profesor Eqerem Çabejn dhe shumë figura të tjera. Dhe sot, ne kemi rastin ta bëjmë prezent para qytetarëve të tij, nëpërmjet dekorimit para medias dhe para gjithë shqiptarëve, figurën e madhe të Alizot Emirit. Në atë kohë, kur e dimë fare mirë sa e rëndësishme ishte të komunikoje me librin, ajo që vjen nëpërmjet personaliteteve të kulturës shqiptare, zëra për të cilët ne duhet të kemi shumë respekt, është se ai nuk ka qenë thjesht një distributor i librit, por ka qenë një propagandues i librit, pra një profesor i vërtetë brenda aktivitetit të tij, duke u bërë i dashur jo vetëm për qytetin. Jam i sigurt se në historinë e këtij qyteti, edhe kur do të kalojnë vite, dhjetëra vite, Alizot Emiri do të jetë një figurë e nderuar e këtij qyteti.
Unë, pa dashur të zgjatem, edhe një herë dëshiroj t’ju uroj për këtë titull dhe nëpërmjet jush familjen tuaj, por nëpërmjet këtij komunikimi me një përfaqësi të qytetit të Gjirokastrës, të falënderoj dhe të uroj të gjithë gjirokastritët, ata që jetojnë në Gjirokastër, por edhe ata që jetojnë në Tiranë, apo kudo në tërë Shqipërinë, që gjithmonë t’i kthehen me vlerësim dhe dashuri qytetit të tyre, sepse ky qytet vërtet të bën të krenohesh, por ky qytet ka gjithmonë nevojë që të mbështetet, sepse është një nga qendrat më të rëndësishme të qytetarisë, të intelektualëve, por edhe të historisë së Shqipërisë që vizitohet dhe do të vazhdojë të vizitohet nga shumë turistë.
Urime dhe një herë!"