Presidenti, Zaganjori takim me Edi Ramën
TIRANË- I zgjedhuri i maxhorancës për presidentin e ri të vendit, Xhezair Zaganjori ka nisur një takim me liderin e socialistëve, Edi Rama.
Mësohet se Zaganjori ka hyrë në selinë rozë rreth orës 10.00. Takimi vjen pas dështimit të raundit të parë të votimit të kreut të ri të shtetit në Kuvendin e Shqipërisë, në mungesë të konsensusit të opozitës. Maxhoranca, kreu i qeverise Berisha dhe kreu i LSI-se, Meta e kane vleresuar kandidaturen me cilesi te larta dhe te denje per arritjen e nje konsensusi, kurse opozita e ka cilesuar kandidature te njeanshme.
Nuk ka ende detaje rreth asaj që diskutohet mes tij dhe kreut të PS-së, Edi Rama. Nje dite me pare, Kuvendi caktoi me votat e shumices daten 4 qershor per zhvillimin e raundit te dyte te votimit per presidentin e ri te vendit.