E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti, ambasadori Sekui takohet me Ramën

Rama gjatë nje takimi me ambasadorin e BE

TIRANE- Ceshtja e zgjedhjes se presidentit te ri te vendit  dhe ecuria e reformes zgjedhore kane mbledhur sot ne nje takim kreun e socialisteve, Edi Rama me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Etore Sekui.

Takimi mes tyre, prane ambienteve te selise roze ka zgjatur per me shume se 1 ore dhe ka perfundur rreth ores 14.30.

Mesohet se teme e takimit ka qene ajo e zgjehdjes se presidentit, por pas tij nuk ka pasur asnje deklarate.

Disa ditë më parë takimi mes kanidatit te veteshpallur per president te ri te vendit, Fatos Nano dhe ambasadorit Sekui u shty për shkak të axhendës së ngjeshur të ambasadorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›