E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha me Bushin, Rama me Gjinushin....

Megjithëse dita e djeshme u kurorëzua me një nga zhvillimet më madhore në historinë e kombit dhe të vendit, pas shpalljes së pavarësisë së 1912-ës dhe pavarësisë së Kosovës vetëm pak ditë më parë, Shqipëria mori ftesën e anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO), për një pjesë të politikës shqiptare kjo nuk përbën asgjë, madje as si një moment reflektimi për të çuar drejt përfundimit kushtet dhe parakushtet e anëtarësimt të plotë në NATO dhe më pas për të filluar përgatitjet përfundimtare për anëtarësimin në BE. Dje, përfaqësuesit e opozitës dolën në sallonet e tyre mediatike dhe filluan të kapërdihen e përpëliten, duke u maskuar si të lumtur që vendi ynë shumë shpejt do të bëhet anëtar me të drejta plota në NATO, në fakt ata prej disa ditësh kanë paralajmëruar që sot të zhvillojnë një protestë, ndonëse kjo përkon vetëm një ditë pas zhvillimit të punimeve të samitit të Bukureshtit dhe dhënia e ftesës së Shqipërisë për tu anëtarësuar në Aleancë. Nga Bukureshti vijnë lajme të mira, ku Presidenti amerikan George Ë Bush përgëzon Shqipërinë për arritjen e këtij momenti dhe i kërkon me ngulm Kryeministrit të vendit Sali Berisha që të pajtojë faktorin politik në vend dhe të ndjekë rrugën e reformave, si detyrimet themelore për më tej. Ndërkaq, opozitarizmi bolshevik në Shqipëri organizon sot tubime me moton “Po NATO-s, Jo Berishës”, sikur nuk qe kjo qeveri pa harruar edhe kontributin e qeverisë paardhëse, që bënë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në aleancën më të madhe ndërkombëtare të paqes me karakter rajonal. Ndonëse dje ata u shprehën për shtrimin e nevojës së bashkëpunimit, ky është thjesht një spekulim, pasi xhaketat e vjetra opozitare kanë ftuar popullin në protestë sot, pikërisht vetëm një ditë pas samitit të Bukureshtit dhe ftesës që mori Shqipëri për të filluar aderimin me të drejta të plota në NATO. Tubimi bolshevik i ditës së sotme do të tregojë edhe karakterin antiperëndimor të Ramës dhe Gjinushit, ndonëse ky i fundit mund të thotë sot se Traktati i Varshavës (i skaduar) mbetet logjika funksionuese më e mirë e sigurisë në botë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›