E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emërime të reja në ushtrinë turke

Nga Express më 01 gusht 2011 në ora 15:30

Udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të Turqisë, të kryesuar nga kryeministri Rejjep Tayyib Erdogan, kanë nisur takimin katërditor, që synon emërimin e komandës së re ushtarake, pas dorëheqjes së katër komandantëve të lartë.

Bashkë me kreun e forcave të armatosura të Turqisë, gjeneralin Isik Kosaner, dorëheqje kanë dhënë edhe krerët e forcave ajrore, tokësore dhe detare, në shenjë proteste për burgosjen e dhjetëra ushtarakëve nën akuzat për komplot kundër qeverisë së Erdoganit.

Kosaner pritet të zëvendësohet nga gjenerali Nekdet Ozel, i cili tashmë është zgjedhur ushtrues detyre.

Dorëheqjet vijnë pas tendosjeve të gjata mes ushtrisë laike të Turqisë dhe qeverisë me rrënjë islamike.

Do të jetë hera e parë në Turqi që qeveria civile të caktojë komandantët e forcave të armatosura.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›