Presidenti cek qellohet me arme plastike
Një person i armatosur ka qëlluar me një pistoletë plastike presidentin cek Vaslav Klaus, gjatë ceremonise së përurimit për hapjen e një ure në qytetin Krastava në veri të vendit.
Pamje të incidentit në televizionin çek, treguan personin në fjale të qëllonte presidentin nga një distancë e afërt me plumba plastike, ndërsa nuk është e qartë, përse truprojat e presidentit nuk kanë ndërhyre në kohë. Forcat e sigurisë së tij, u përballen me kritika të forta, që lejuan agresorin t’i afrohej presidentit. Presidenti është dërguar në spital, pasi pësoi disa djegie të vogel.
Sipas mediave vendase, vetë presidenti kërkoi sqarim për keqmenaxhim të situatës nga ana e truprojave. Por më vonë ai tha se incidenti ndodhi shumë shpejt, sa nuk kishte kohë as për t’u frikësuar, shton televizioni çek Nova.
Agresori është sulmuar menjëherë pas ngjarjes. Siç e përshkruajnë dhe mediat vendase incidentin, 26 vjeçari ishte futur përmes turmës deri sa t’i afrohej presidentit. Në një intervistë për mediat çeke, ai tha se ishte një simpatizant i komunizimit. Ai kishte sqaruar se kreu këtë incient, sepse qeveria është e shurdhët ndaj shqetësimeve të njerëzve të thjeshtë.