E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti, debate në mes të diskutimit për skafet

Momentet pas zgjedhjes se Nishanit president

Luis Tanushi

Një ditë pas zgjedhjes së presidentit, Komisioni i Ligjeve u përfshi nga debatet e ashpra ndërmjet deputetëve. Edhe pse në rend të ditës ishte shqyrtimi i nismës për heqjen e moratoriumit të skafeve debate devijoi për procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit. Përfaqësuesit e mazhorancës  dhe të opozitës shkëmbyen debate me njëri-tjetrin lidhur me kompaktësinë e grupeve parlamentare pas seancës së djeshme plenare ku Bujar Nishani u zgjodh me 73 vota. Nata është këshilltari më i mirë. Ju nuk e keni shfrytëzuar as natën. Mbaroi zgjedhja e Presidentit. Nervozizmin nuk e sjellim dot sot, deklaroi Ilir Rusmali, kryetar i Komisionit të Ligjeve. I menjëhershëm ishte reagimi i nënkryetarit Fatmir Xhafaj. Ky i fundit duke iu drejtuar kryetarit Rusmali u shpreh se zgjedhja e Nishanit në krye të Presidencës ka lënë të pakënaqur dhe në radhët e mazhorancës.  Je ti që je i nervozuar se ti ke arsye personale ne skemi arsye personale për presidentin, tha kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali.

Moratoriumi

Opozita shprehu rëndësinë e heqjes së ndalimit për mjetet motorike lundruese për të ndihmuar sipas tyre turizmit. Deputetët e majtë deklaruan se me liberalizimin e vizave, niveli i trafikimit të qenieve njerëzore ka rënë, për pasojë  edhe mbajtja e këtij kufizimi vetëm sa do të dëmtonte ekonominë e zonave bregdetare.

-Ministria e Brendshme: Totali i mjeteve të huaja lundruese në portet shqiptare është plus 112.

-Mendojmë gjithashtu se duhet të shohim me objektiviteti situatën e vendit dhe rajonit. Shqipëria ka qenë vend transit i trafikut të qenieve njerëzore dhe drogave. Shprehemi se mendimi i Ministrisë së Brendshme është që ligji të qëndrojë në fuqi.

-Fino: Mund të bëjmë pyetje?.

Rusmali: Ju jeni nismëtar.

Xhafaj: Ne bëjmë pyetje. A ka ardhur të mbrojë pikëpamjen e kundërt.

Rusmali: Avash, qetësohuni. Ne kemi në shqyrtim nismën. Nëse duam të dimë dicka rreth situatës…

Xhafaj: Ta pyesim.

Rusmali: Nuk e pyesim dot. Kemi në rend dite nismën e Partisë Socialiste. Opinionin e ministrisë nuk e kemi në rend dite.

Fino: Mund të bëjmë pyetje.

Rusmali: Nata është këshilltari më i mirë. Ju nuk e keni shfrytëzuar as natën. Mbaroi zgjedhja e presidentit. Nervozizmin nuk e sjellim dot sot.

Xhafaj: Je ti që je i nervozuar se ti ke arsye personale, ne skemi arsye personale për presidentit.

Rusmali: Mos u bëj cinik. Rregullat janë rregulla dhe kemi këtë punë. Rregullat nuk pranojnë favorizimin. Rregullat janë për tu  respektuar dhe jo për tu negociuar.

Fino: Është e drejtë të votoni si të doni. Nuk e kuptoj nervozizmin tuaj. Ti gjithmonë je shquar për njeri që e drejton me kompetencë këtë komision. Kur ke drejtuar komisione dhe situata më të rëndësishme dhe më me probleme se kjo, kam parasysh ato të djeshme, kjo është shumë e thjeshtë.

Xhafaj: Zoti Fino na e hoqe nervozizmin si me magji.

Xhafaj: Lere se i ka ngarkuar doktori detyrë të gjejë ata tre.

Sula: Se ka ai jo.

Ligori: Mos ka marrë leje Arenca.

Fino: Që nga dje e sot keni një arsye më shumë për ta hequr se ministri i Brendshëm u bë nga dje komandat i Forcave të Armatosura dhe ka mundësitë e dislokimit dhe bllokimin e atyre që janë në kundërshtim me ligjin.

Hoxha: Kush janë këta miliarderë që kanë këto skafe në Shqipëri dhe bëjnë të mundur një nismë ligjore, çfarë janë këta miliarderë?

(Reagime nga ligjvënësit e PS)

Hoxha: Pse ju djeg ore gjithmonë juve?

Ligori: A kemi më trafikim të qenieve njerëzore?

Hoxha-Tahirit: Shantazh me dosje mua smë bën dot.

Tahiri: Në procesverbal thuhet se ti ke bërë një amendament për motorin tënd të ujit.

Hoxha: Është motorbarkë peshkimi.

Tahiri: Mos peshkon me dinamit?

Hoxha: Harroji shantazhet me mua. Iu ka vënë përpara një grup banditësh dhe ju kërkon të bëni nisma. Po ju marrin nëpër këmbë.

Tahiri: Thuaj emra ose ik denoncoi.

Hoxha: Jeni marrë peng, çlirohuni!

Rusmali: O Fatmir, mbani njerëzit more njeri. Është turp.

Rusmali: Për shkak të presionit që bën opozita unë lejova pyetjet, për fat të keq kemi ende njerëz që duan ta prishin mbledhje neve sherrxhiun e kemi identifikuar.

Tahiri: Për ju është nismë e skafo-deputetëve, unë nuk jam skafo-deputet por një deputet. Ju po e shtyni për shkak të mediokritetit. Arsyeja për ta mbajtur në këmbë nuk ka të bëjë me këtë, ju thoni se deti është vetëm i Saliut. Çfarë mund të thoni për Lazaratin, do djegim fshatin?!

Shehu:  Ky është problemi më i madh që ka vendi? Ju bllokuat integrimin.

Dosjet e Sigurimit

Pas tërheqjes së beftë të kandidatit të mazhorancës Artan Hoxha pak minuta para zhvillimit të votimit në Parlament, debatet për hetimin e dosjeve të bashkëpunëtorëve të Sigurimit vijuan përsëri në parlament.  Shqipëria ende nuk ka hapur dosjet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, ndërkohë që shoqëria civile dhe shtresa e të përndjekurve I kanë bërë thirrje partive politike që të miratojnë ligjin.

Droga e kapur

Gjatë pesë muajve të parë të këtij viti Policia e Shtetit ka sekuestruar rreth 3 mijë ton lëndë narkotike të llojeve të ndryshme. Përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme deklaruan se për vitin 2010, u sekuestruan rreth 5 ton, ndërkohë që për vitin 2011 nuk u dha ende asnjë shifër e sasisë së sekuestruar.

Kuvendi: Avokati i Popullit të ruajë paanësinë

Në ndryshim nga vitet e mëparshme, për herë të parë Kuvendi i bën thirrje Avokatit të Popullit që të tregohet I paanshëm gjatë këtij viti. Ruajtja e paanësisë së institucionit të Avokatit të Popullit, duke përdorur vetëm mjetet ligjore në përmbushje të objektivave për vitin 2012, duke shmangur çdo zgjidhje ekstraligjore:, thuhet në projektrezolutë. Kuvendi i kërkon një bashkëpunim më të madh për të informuar më mirë për situatën e të drejtave të  njeriut dhe shkeljet e administratës publike.

ILDKP të rrisë hetimet

Kuvendi i kërkon Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë që të forcojë mekanizmat investigues për pasuritë e paluajtshme në terren dhe interesave privatë të zyrtarëve brenda dhe jashtë vendit.  Gjithashtu I kërkohet rritje e numrit të hetimeve administrative të iniciuar kryesisht, nga denoncimet e qytetarëve, shoqërisë civile, medias dhe biznesit.

Rama: Nuk mund të na vjedhin më fitoren në zgjedhje

Partia Socialiste mund të thuhet se ka zyrtarizuar dje hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e vitit 2013. Duke lënë pas zgjedhjen e Presidentit të Republikës, si mundësi e fundme për të imponuar diçka ndaj kryeministrit, selia rozë ka bërë të qartë se tanimë objektiv i vetëm politik mbeten zgjedhjet. Në fjalën e mbajtur para të rinjve të FRESSH-it me rastin e zgjedhjes së kreut të këtij forumi, kryetari i PS-së, Edi Rama

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›