E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti dekreton transferimin e 10 prokurorëve



Tiranë - Presidenti Topi ka dekretuar transferimet e 10 prokurorëve, nga të cilët katër vijnë në Prokurorinë e Tiranës, tre prej të cilëve kanë lënë Prokurorinë e Krimeve të Rënda për Taskë-Forcën. Po në Tiranë janë emëruar edhe dy prokurorë rrethesh. Transferime ka pasuar edhe në Prokuroritë e Matit, Krujës, Shkodrës, Durrësit, Lushnjës dhe Kavajës.

Transferimet
1. Ardian BRAHO, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

2. Juljan XHENGO, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

3. Genci QANO, me detyrë prokuror në Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

4. Arben NELAJ, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

5. Lazer ÇARDAKU, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat.

6. Alfred AGOLLI, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë.

7. Avni KRAJA, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

8. Sulejman TOLA, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë.

9. Ylli BASHA, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë.

10. Arben DYLA, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë.

11 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›