Konsorciumi amerikano-zviceran, pronari i ri i gjigantit “ARMO”
Pas privatizimit asnjë punëtor nuk hiqet nga puna Premtohet rritje pagash dhe investime kolosale
Ervin Koçi
”Jo vetëm që punëtorët ekzistues të ARMO-s nuk do të pushohen nga puna, por përkundrazi, do të rimerren në punë të larguarit nga puna si dhe punëtorë të rinj e specialistë”. Ky ka qenë dje deklarimi tepër pozitiv dhe i ngrohtë i bërë nga drejtori Ekzekutiv i Konsorciumit që privatizoi “ARMO”-n, Rezart Taçi. Menjëherë pasi u shpallën fitues për privatizimin e kompanisë shqiptare të përpunimit të naftës, Konsorciumi amerikano-zviceran “Refinery Associates of Teksas, Mercuria Energy Group Ltd, Anika Enterprises Sa”, paraqiti dje fytyrën e tij dinjitoze. Në një konferencë për shtyp para mediave, presidenti i “Refinery Associates of Teksas”, Joseph Desormeaux, zëvendëspresidenti i “Mercuria Energy Group Ltd”, David Ensor (ish-drejtori i Televizionit më të fuqishëm amerikan CNN) dhe përfaqësuesi i përgjithshëm i Konsorciumit dhe i “Anika Enterprises Sa”, Rezart Taçi, paraqitën objektivat e tyre strategjike për të ardhmen e ARMO-s. Konsorciumi amerikano-zviceran, që përbëhet nga tre kompani gjigante lider në tregun e prodhimit dhe tregtimit të naftës në botë, ka deklaruar gjithashtu se do të jetë korrekt edhe në pagesën e kontratës me qeverinë shqiptare, e madje edhe se do të dorëzojë në një këst të vetëm (të fillimit) të gjitha paratë e blerjes së kompanisë “ARMO”, duke i dhënë kështu edhe një ndihmë të madhe buxhetit të shtetit shqiptar.
Strategjia e investimeve
Konsorciumi amerikano-zviceran “Refinery Associates of Teksas, Mercuria Energy Group Ltd, Anika Enterprises Sa” ka një strategji tepër serioze dhe konkretë për punësimin e punonjësve dhe specialistëve në kompaninë “ARMO”. Sipas drejtorit Ekzekutiv të Konsorciumit, Rezart Taçi, “pronarët e rinj” nuk do të bëjë shkurtime në punonjës. “Nuk do të bëjmë pushime dhe shkurtime nga puna. Përkundrazi, pagat do të rriten me 30 për qind që në muajin e parë që ARMO do të kalojë nën menaxhimin e investitorëve të huaj”, - ka inkurajuar dhe siguruar punonjësit e kompanisë “ARMO”, drejtori Ekzekutiv i Konsorciumit, Rezart Taçi. Ai ka vijuar më tej duke thënë se konsorciumi amerikano-zviceran synon që të ulë edhe çmimet në tregun e karburanteve, nëpërmjet përpunimit të të gjithë sasisë së naftës që nxirret në vend dhe të tregtimit të saj këtu. Drejtuesit e konsorciumit deklaruan gjithashtu se do të derdhin shumën prej 125 milionë euro në buxhetin e shtetit, brenda 24 orëve nga momenti që Parlamenti do të ratifikojë marrëveshjen e privatizimit të 85 për qind të aksioneve të “ARMO”-s.
Fitimi i tenderit
Konsorciumi “Refinery Associates of Teksas, Mercuria Energy Group Ltd, Anika Enterprises Sa” fitoi pikët më të larta të vlerësimit prej 93,14 pikë për blerjen e 85 për qind të aksioneve shtetërore të “ARMO”-s. Lidhur me çmimin e ofruar në privatizim prej 125 milionë eurosh që konsorciumi amerikan dha për të blerë 85 për qind të aksioneve të kompanisë “ARMO”, kryeadministratori Taçi u shpreh se, “çmimi që u ofrua, është një çmim kredibiliteti për tregun shqiptar dhe nuk është asnjëherë shumë, kur mendoj edhe si shqiptar, se ai do të shkojë për investime të reja në shkolla, në infrastrukturë, dhe në sektorë të tjerë për Shqipërinë". Gjithashtu Taçi premtoi vendosjen e çmimit tavan për karburantet, pasi konsorciumi do të kërkojë që të përpunojë në rafineritë e ARMO-s, të gjithë naftën e nxjerrë nga nëntoka shqiptare. Të tre presidentët, ai i "Refinery Associates of Teksas", Joseph Desormeaux, zëvendëspresidenti i kompanisë "Mercuria Energy Group", David Ensor, si dhe presidenti i "Anika Enterprises" Rezart Taçi, falënderuan dhe qeverinë shqiptare për procesin e tenderit tepër transparent dhe të drejtë.
Kush janë pronarët e rinj amerikano-zviceranë të “ARMO”-s
Konsorciumi amerikano-zviceran do të jetë pronari i ri i kompanisë shqiptare të naftës “ARMO”. Ky konsorcium i fuqishëm, i shtrirë me përfaqësitë e tij në vend më të zhvilluara të botës, ka qenë pjesëmarrës në tenderin për blerjen e 85 për qind të aksioneve shtetërore të “ARMO”-s, nga ku ka marrë dhe pikët më të larta, 93.14 pikë, mes konkurrentëve të tjerë. Presidenti i "Refinery Associates of Teksas", Joseph Desormeaux, u shpreh se “kompania që drejton ka një përvojë pune prej 40 vitesh në projektet e ndërtimit dhe vënies në punë të rafinerimit të naftës në SHBA, Indonezi, Australi etj”. Sipas tij, "kemi gjetur një staf entuziast brenda ARMO-s, si dhe eksperiencë mjaft pozitive tek Rezart Taçi". Ndërsa zëvendëspresidenti i kompanisë "Mercuria Energy Group Ltd", David Ensor, ish-drejtor në stacionin televiziv amerikan, “CNN”, pasqyroi aktivitetin e kompanisë, e cila me qëndër në Gjenevë të Zvicrës, është një shoqëri e madhe ndërkombëtare në fushën e tregtimit të naftës, petrokimikateve, të energjive të ndryshme, gazit, etj. Në vitin 2007, xhiroja vjetore arriti në 33 miliardë USD, ç'ka e rendit në një nga 5 kompanitë më të mëdha në botë, që transportoi 391 linja transporti të naftës në të gjithë botën. "Besoj se përvoja jonë e tregtimit të naftës në të gjithë botën, do ta çojë para punën këtu në ARMO", - tha Ensor. Ndërsa presidenti i "Anika Enterprises", biznesmeni i njohur shqiptar, Rezart Taçi, u shpreh se në 4 vitet e fundit, kompania, me bazë në Gjenevë në Zvicër, ka siguruar pjesën kryesore të tregut të karburanteve në Shqipëri. Drejtuesit e Konsorciumit amerikano-zviceran tashmë janë në pritje të nisjes së negociatave me qeverinë shqiptare për kontratën përfundimtare, dhe ratifikimin nga Kuvendi të saj si dhe të gatshëm për të nisur punën në kompaninë “ARMO”.
11 Qershor 2008