E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti dhe situata politike, Rama mbledh deputetët

TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka thirrur në një mbledhje në selinë e PS-së grupin parlamentarë.

Në takimin që ka nisur vetëm pak minuta më parë, në qendër të diskutimeve janë çështja e zgjedhjes së Presidentit të ri si dhe situata politike në vend.

Maxhoranca votoi sot në parlament pa konsensusin e opozitës, 4 qershorin si datën kur do të zhvillohet dhe raundi i dytë për Presidentin e ri.

Maxhoranca dhe opozita ende nuk kanë rënë dakord për një emer konsensusl per presidentin e ri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›