E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti, dhurata per festat

Politika shqiptare pёrgjatё vitit 2011 duhet tё ketё mё shumё produkt, mё shumё argument dhe mё pak tension. Kёshtu u shpreh presidenti Bamir Topi pёr sa i pёrket ngёrçit tё gjatё politik qё po kalon pozita dhe opozita. Presideti Topi mё tej shtoi se nёse do tё kemi mirkuptim atёherё do tё kemi edhe tё ardhme.
 

Kёtё prononcim pёr mediat, presidenti Bamir Topi e bёrё pёrgjatё vizitёs qё bёri nё shtёpinё e Fёmijёs “Zyber Hallulli”, me rastin e festave tё fundvitit. Topi falenderoi fёmijёt pёr mikpritjen e bёrё dhe i uroi ata pёr njё vit tё mbarё.
 

Nën kujdesin e mësueseve dhe edukatoreve, fëmijët e shtёpisё “Zyber Hallulli” dhanë një koncert të shkurtër të përgatitur me recitime, kërcime, valle dhe këngë ndërsa morën nga Presidenti Topi dhe bashkёshortja e tij, dhuratat e përgatitura me rastin e festave tё fundvitit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›