Mesiç: Emri të mos pengojë proceset eurointegruese
“Ekzistojnë disa mënyra edhe për tejkalimin e kësaj bllokade. Njëra mënyrë është të ngrihet kjo çështje, përderisa Maqedonia i realizon qëllimet e veta të politikës së jashtme. Mundësia tjetër është, po ashtu, të formohet një arbitrazh, i cili këtë çështje bilaterale do ta lërë anësh, ndërsa negociatat e Maqedonisë të zhvillohen me Bashkimin Evropian edhe më tutje. Apo të vazhdojnë negociatat bilaterale, por me respektimin e të gjitha argumenteve historike”, tha presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç.
Sipas tij, njëri prej argumenteve është Kushtetuta e Jugosllavisë e vitit 1974, kur të gjitha republikat janë pozicionuar si shtete me të drejtë mëvetësimi dhe përbënin një konfederatë, “ndonëse ajo quhej federatë”.
“Njëra prej republikave ishte edhe Republika Socialiste e Maqedonisë. Askush nuk kishte vërejtje ndaj kësaj Kushtetute as në Kombet e Bashkuara, as kudo tjetër”, shtoi Mesiç.
Pritësi i tij, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, pret datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian më 7 dhjetor, për shkak se Maqedonia i ka përmbushur kushtet për këtë.
“Kontesti bilateral nëse e anulon datën për negociatat aderuese, do të thotë një situatë në Maqedoni, ku do të duhej të investojmë përpjekje më të mëdha që sërish t`i kthehemi asaj energjie, atij entuziazmi me të cilin hymë në tërë procesin. Për këtë arsye të shpresojmë në vendim pozitiv dhe se përfundimisht më 7 dhjetor do të pranohet ai vendim që ishte marrë nga Komisioni Evropian”, tha presidenti Ivanov, duke përkujtuar se marrëveshja arbitrare midis Kroacisë dhe Sllovenisë për kufirin në det duhet të jetë shembull për zgjidhjen e të gjitha kontesteve të ngjashme. /Makfaks/