Vladimir Paskaljevic: Beogradi, qyteti i djajve
TIRANE-Një komedi e zezë për Beogradin modern. Përplasja e fatit bashkon një ditë në një lojë tenisi serbe të rëndësishme, karaktere të ndryshme. Kështu, takohen një vajzë e varfër që kërkon të marrë vesh me çdo kusht nga pajisjet e tenisit, një biznesmen i pafuqishëm për të shmangur korrupsionin, një adoleshente e cila kërkon një burrë të pasur, dhe një taksist që fajëson pjesën tjetër të botës për fatkeqësitë e tij personale. Është mbledhur së bashku një kompani e jashtëzakonshme veteranësh serbë dhe disa fytyra të njoma, që përcjellin me një performancë të mirë hapjen e shfaqjes së Vladimir Paskaljeviçit. Në këtë mënyrë, pinjolli i mjeshtrit Goran Paskaljeviç sjell në Tiranë, Beogradin e sotëm, ose "Qytetin e djajve", siç e ka titulluar ai. Një film që i dedikohet kryeqytetit serb të ditëve tona, por i ardhur me një emër mitik, i "vjedhur" nga një pikë turistike në një zonë të Serbisë. Vladimiri e ka punën e tij të parë, e megjithatë shfaqja në Serbi e këtij filmi ka ngjallur debate të mëdha duke ndarë audiencën në dysh, pro dhe kundra këndvështrimit të tij për Beogradin. Në intervistën e mëposhtme ai flet për marrëdhëniet me të atin, bashkëpunimet, por edhe për "dëmet" që i sjell mbiemri për shkak të babait. Me sa duket, "dinastia" Paskaljeviç është një dinasti që serbët e diskutojnë dhe debatojnë mbi të shpesh. Po përse? Nga sa shihet, është këndvështrimi i tyre realist që nuk para pëlqehet në kryeqytet, e mbase as nga kineastët serbë, për aq kohë sa filmi i të riut Paskaljeviç nuk është financuar nga qeveria. Vladimiri është diplomuar në vitin 2000, në Universitetin e Arteve Dramatike në Beograd e që aso kohe ka shkruar, punuar dhe ka drejtuar një numër të konsiderueshëm serie dokumentarësh televiziv mbi fëmijët romë që jetojnë në Serbi. Filmi i tij i shkurtër, "Dolphins are mammals" ka fituar disa çmime të rëndësishme ndërkombëtare, si FIPRESCI në Montreal. Vladimir Paskaljeviç është autor i romanit të pritur mjaft mirë mbi luftën civile në Jugosllavi, "BDSM", e po ashtu është autor i librit me tregime të shkurtra "Optimistët", që është bërë film nga i ati, Goran Paskaljeviç.
Ju keni ardhur në Tiranë për filmin e titulluar "Qyteti i djajve". Fillimisht, ç'do të thotë ky titull?
Filmi im konsiston në disa histori e në disa karaktere, që janë reale faktikisht, ashtu si historitë të cilat po ashtu janë reale. Të gjithë këto së bashku japin imazhe të Beogradit kontemporan, sipas këndvështrimit tim. Në Beograd, ka një mit për sa i përket "Qytetit të djajve", i cili është një pikë turistike në periferi të qytetit, e për shkak të formave e pamjes që ka, ka marrë emrin "Qyteti i djajve". Një prej karaktereve të filmit dëshiron të bëjë disa xhirime e të realizojë një film për këtë qytet, e me këtë të marrë disa para nga qeveria, meqenëse kjo e fundit kërkon ta bëjë këtë vend pikë turistike.
Pse vendosët të realizonit këtë film? Çfarë ju nxiti?
Unë doja ta bëja këtë film, e ndieja se duhej. E kam ndjerë këtë histori prej kohësh, e kisha një dëshirë të fortë ta realizoja këtë projekt, t'i tregoja këto histori që shfaqen në "Qytetin e djajve". Doja t'ua tregoja realitetin e kapur në film edhe të tjerëve, t'iu tregoja atë që shihja unë në Beograd, në mënyrën se si unë e shoh qytetin sot. Audienca ftohet të shohë gjithçka në Beograd, jetë të ndryshme e personazhe të tilla, por kësaj radhe të vëna në fokus. Kur filmi doli në Beograd, audienca u nda në dy pjesë; një pjesë që thoshte se unë e kam ekzagjeruar, sepse Beogradi nuk është aq keq sa shfaqet në film, se nuk ka dhunë, e një pjesë tjetër që mendonte se unë kam sjellë më në fund një film për Beogradin e vërtetë. Pra, varet se si e sheh atë.
A mendoni se prezantimi i këtij filmi në Tiranë do të ketë të njëjtin reagim si në Beograd? Ç'reagime prisni ju nga ky film në Shqipëri, duke pasur parasysh se flitet për Beogradin?
Nuk e di se si do të perceptohet filmi. Unë kam qenë në shumë festivale të organizuara në vende të ndryshme, si në Kanada, etj. Ky film përfaqëson jetën e Beogradit, dhe mund ta shohë çdokush. Mendoj se shqiptarët do të gjejnë veten në ndonjë nga historitë që janë pjesë e "Devil's town".
Sa personazhe keni në film dhe a ka xhirime të vendit në Beograd ku është miti i "Qytetit të djajve"?
Në film ka rreth 15 personazhe, dhe nuk kam futur pamje nga vendi i mitit. Është vetëm një personazh që ka një projekt të tillë, që dëshiron të xhirojë atje për të marrë para nga qeveria, e kështu flet shumë për të, por nuk ka pamje. "Qyteti i djajve" është një lokalitet në Serbi, ku gjenden shkëmbinj me forma të çuditshme, që në fakt të krijojnë idenë se je në ndonjë qytet djajsh. Ka disa hotele rreth e rrotull këtij vendi, dhe ka një përpjekje që të tërhiqen turistë drejt kësaj pike. Ky vend përmendej sikur si një mrekulli e botës.
Çfarë prisni nga 'TIFF'?
Unë kam ardhur në Tiranë kur xhirohej filmi "Honeymoons", ku regjisor ishte im atë. Që prej asaj kohe kisha dëshirë të rivija. Nuk kemi shumë afërsi kulturore ne dy vendet, por ama kemi mentalitet të afërt e ushqime të tilla, dhe disa ngjashmëri edhe në histori. Mund të them se kemi edhe disa ngjashmëri karakteresh e personazhesh. Për mua ka rëndësi që vij këtu dhe njoh kineastë e njerëz të kinemasë, më profesionistë të kësaj fushe.
A keni një mesazh për të dhënë me këtë punë tuajën?
Nuk e di se kush e ka thënë se mesazhet dërgohen me telefon (qesh). Unë dua të tregoj histori që mendoj se janë të rëndësishme, dhe tregoj ato që janë të vërteta. Çdo gjë që shfaqet në film është pjesë e realitetit, edhe njerëzit janë realë. Ajo që unë kam bërë është se i kam mbledhur të gjithë bashkë.
Babai juaj, Goran Paskaljeviç, nuk ka pasur marrëdhënie të mira me qeverinë e dikurshme serbe. Ju si i keni marrëdhëniet me qeverinë aktuale? E ka financuar këtë film?
Unë nuk kam asnjë lloj marrëdhënieje me qeverinë. Ne e kemi përfunduar xhirimin e filmit me financime private, me para që janë gjetur nga producenti Milan Tomiç. Ai është një nga njerëzit e rrallë në Ballkan që jep para për kulturën e për filmat, edhe kur nuk fiton, pra në fakt humbet. "Qyteti i djajve" është realizuar me një buxhet mjaft të ulët, pra s'ka kushtuar shumë. Qeveria ka dhënë shumë pak para, në një moment pas xhirimeve, por ajo nuk e ka financuar. Unë e kam dërguar projektin që të miratohej fondi për të, por nuk u miratua, e nuk e di përse. Në komisionin e miratimit ka kineastë që e refuzuan. Ky ka qenë vendimi i tyre personal. Filmi është shfaqur në disa festivale të rëndësishme si në 'Karlovy Vary Festival', në Portugali, në Montreal, në Kiev Lituani, tani në Tiranë, e së shpejti do të shkojë në "Palmspring". Për mua, që sapo kam mbaruar filmin tim të parë, ky është një konfirmim i punës sime.
Ç'do të thotë për ju profesionalisht të jeni djali i Goran Paskaljeviçit? Keni avantazhe?
Emri i tim eti nuk më ndihmon aspak. Në disa raste duan të më krahasojnë me të. Të jesh biri i një artisti nuk është gjithmonë mirë. Ke njerëz që janë kundër teje, ka xhelozi, ka të tjerë që thonë; oh po ai, se është i biri i atij. Nga ana tjetër, kam pasur mundësinë e fatin që të punoj me të dhe i kam parë punët e tij nga afër, hap pas hapi. Kështu, unë kam mundur të mësoj shumë. Kam punuar në stafin e tij si fotograf, si montazhier, dhe kam bërë skenarin e filmit "Optimistët", që është bazuar në një libër timin. I kam parë punët e tij nga afër dhe ka qenë për mua një lloj master-cllas, që nuk e bën dot në shkollë, sepse kam qenë asistent e bashkëpunëtor në shumë projekte. Kjo ka qenë një eksperiencë e mirë profesionalisht. Unë shpresoj se filmi u prit mirë dhe pres reagimet.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)