Arvizu bekon Nishanin: Shpreh konsideratë të lartë

Ambasadori i akredituar në SHBA në Tiranë i ka dhënë bekimin kandidatit të ofruar nga mazhoranca për Kreun e ri të Shtetit, Bujar Nishani. Përmes një mesazhi në celular Arvizu i shpreh konsideratë të lartë ndaj figurës së tij.
Emri i Nishani u propozua nga maxhoranca menjëherë pas tërheqjes nga gara e analistit, Artan Hoxha, si dhe një nga emrat e propozuar në tryezën e negociatave mes maxhorancës dhe Partisë Socialiste, e cila përfundoi pa konsensus.
Më herët në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Nishani arriti të sigurojë 26 nominime për tu bërë pjesë e garës presidenciale.
Seanca plenare pritet të nisë në orën 17:00, ku do të konsumohet edhe raundi i katër për votimin e Presidentit të Republikës.