Presidenti hungarez Bojkoti i zgjedhjeve i demshem. Topi thirrje per pjesemarrje

Partia Socialiste do të ishte pala me e dëmtuar nëse bojkoton zgjedhjet. Ky është mesazhi që përcjell për politikën e Tiranës, Pal Shmit, presidenti hungarez vendi i të cilit kryeson Bashkimin Europian këtë gjashtëmujor.
Duke përfituar nga vizita e bamir Topit në Budapest, Shmit i kërkoi homologut të tij luajë një rol më aktiv në mbarëvajtjen e 8 majit.
“Pjesmarrja apo bojkoti i kujtdo në zgjedhje është një e drejtë e tyre në demokraci. Në fund të fundit, gjithkush do e vendosë vetë nëse do të marrë pjesë ose jo në to. Unë mendoj se bojkoti është njësoj si të mbash mëri dhe ai grupim politik që bojkoton e mban mëri, në të vërtetë i bën keq vetes së tij. Nëse unë do të isha në pozitën e presidentit të Shqipërisë, do të inkurajoja ditë e natë, të gjithë qytetarët shqiptarë të merrnin pjesë në zgjedhje. Është e vështirë të fitosh një ndeshje futbolli nëse nuk denjon as të zbresësh në fushë” tha Shmit.
Edhe nga vendi që drejton 27-shen europiane, kreu i shtetit beri apel për gjithpjesmarrje në 8 Maj pasi data e zgjedhjeve do të jetë pikërisht kjo.
“Do avzhdoj të bëj thirrje që të respektohet data kushtetuese sepse në demokraci sëpari gjithëka ushtrohet nëpërmjet pjesëmarrjes dhe pastaj është populli që zgjedh. Për t’i shërbyer në rradhë të parë popullit dhe pastaj dhe interesave të politikanëve” tha Topi.
Gjatë qëndrimit të tij në Hungari, presidenti Topi zhvilloi takime me zyrtarët më të lartë të Hungarisë, gjatë të cilave u diskutua për perspektivën europiane të Shqipërisë.
Elona Gjylmi