E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroret gjermane Dyshime se akti eshte me motive ekstremiste islamike

Personi i dyshuar per incidentin e djeshem ne Aeroportin e Frankfurtit ku u vrane dy ushtarake amerikane pranoi vepren penale. 21-vjecari nga Kosova Arid Uka beri sot nje deklarate perpara se te paraqitej perpara nje gjykate gjermane. Autoritetet gjermane e pershkruan ate si musliman radikal nderkohe qe hetimet vazhdojne.

Personi i dyshuar per vrasjen e dy amerikaneve dhe plagosjen e dy te tjereve ne Aeroportin e Frankfurtit pranoi se ishte autor i krimit.

Arid Uka e pranoi vepren penale perpara se te dilte perpara gjykates federale ne Karlsruhe.

Ai eshte pershkruar nga familja e tij si musliman i perkushtuar.

Ministri i brendshem i Landit Hesse Boris Rajn tha se fjala eshte per nje musliman radikal.

Informacioni qe kemi mbledhur nga Interneti tregon se kemi te bejme me nje musliman radikal dhe kete e tregon per shembull profili i tij ne nje prej mediave sociale ku ai shfaqet si islamist. Duket se gjate disa javeve te fundit ai ka filluar te perdore nje emer te ashtuquajtur luftetari islamik. Me duket se emri i tij i ri eshte Abu Reyyan.

Prokuroret federale gjermane filluan hetimet rreth incidentit sot ne mengjes dhe po bashkepunojne me policine e Frankfurtit ate federale si dhe me hetues amerikane.

Nderkohe police te armatosur me xhaketa antiplumb patrullonin sot terminalet ne Frankfurt nje skene kjo e njohur per njerezit kohet e fundit.

Ne kemi tani nje numer te shtuar patrullash policie si me uniforme ashtu edhe pa uniforme te cilet patrullojne me xhaketa antiplumb dhe me arme automatike tha  Armin Til zedhenes i policise ne Aeroportin e Frankfurtit.

Zedhenesi i policise se Frankfurtit Jyrgen Linker u tha gazetareve se nje ushtarak i forces ajrore amerikane i cili u plagos ne koke vazhdon te jete ne gjendje te rende.

Ushtaraku tjeter i plagosur nuk eshte ne rrezik per jeten tha zedhenesi.

Te dy ata po mjekohen ne Kliniken Universitare te Frankfurtit.

Ushtaraket amerikane ishin te stacionuar ne Britani dhe po shkonin ne Bazen Ajrore te Ramshtajnit  prej nga do te dislokoheshin per te mbeshtetur nje operacion diku tjeter thane zyrtaret e ushtrise amerikane pa dhene hollesi te tjera.

Shtetet e Bashkuara kane 50 mije trupa te stacionuara ne Gjermani.

Ato kane disa objekte te medha ushtarake ne rajonin e Frankfurtit duke perfshire Bazen Ajrore te Ramshtajnit e cila perdoret shpesh si nyje logjistike per operacionet ne Afganistan dhe Irak.

21-vjecari nga Kosova banonte ne nje bllok apartamentesh ne lagjen Zosenhajm te Frankfurtit njoftoi sot media gjermane. Sipas nje gazete apartamenti ku personi i dyshuar thuhet se jetonte me te atin u bastis nga policia gjermane disa ore pas incidentit te djeshem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›