E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasada amerikane ne Prishtine Vrasja ne Gjermani nuk demton marredheniet

Ambasada amerikane ne Prishtine denoi sot vrasjen e djeshme ne Gjermani ndersa nenvizoi se ky akt nuk demton marredheniet ndermjet Shteteve te Bashkuara dhe Kosoves.

Ne nje deklarate per opinion thuhet se Ambasada e Shteteve te Bashkuara i bashkohet Qeverise dhe popullit te Kosoves ne denimin e sulmit te djeshem ne Frankfurt-Gjermani qe mori jeten e dy amerikaneve dhe plagosjen e dy te tjereve. Mendimet tona jane me ata qe u plagosen dhe familjet dhe miqte e te gjithe atyre qe u preken nga kjo tragjedi. Ne shprehim ngushellimet tona me te thella familjeve per kete humbje.

Ambasada amerikane falenderon qeverine dhe presidentin e Kosoves per deklaratat e tyre te ngushellimit dhe te perkrahjes. Ne jemi te vetedijshem se populli i Kosoves eshte gjithashtu i tronditur me kete krim neverites qe eshte nje fyerje per vlerat dhe traditat e popullit shqiptare. Akti i nje individi te vetem nuk do te ndikoje ne asnje menyre ne miqesine e thelle dhe te qendrueshme mes dy vendeve tona ose ne marredhenie jashtezakonisht te ngrohte dhe te ngushte te popujve tane dhe qeverive thuhet ne deklaraten e ambasades amerikane e cila ka hapur edhe nje liber ngushellimesh ne mjediset e saj.

Ne Kosove kane vazhduar reagimet e institucioneve dhe partive politike rreth ngjarjes se djeshme ne Gjermani. Parlamenti i Kosoves filloi seancen e sotme me nje minute heshtje ne shenje nderimi per viktimat e sulmit te djeshem. Kryetari i ketij parlamenti Jakup Krasniqi me kete rast ka shprehur indinjaten e tij te thelle per krimin e shemtuar te shtetasit te Kosoves ndaj ushtarakeve te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›