21 janari, takohen krerët e prokurorisë dhe policisë
TIRANË - Kreu i Prokurorisë së Tiranës, Sokol Malaj dhe Drejtori i Policisë së Tiranës, Sajmir Muça, zhvilluan një ditë më parë një takim pune lidhur me hetimin e ngjarjeve të 21 janarit.
Burime të rezervuara nga strukturat e rendit benë të ditur se, kryeprokurori Malaj dhe kreu i policisë, Muca u takuan në mjediset e Prokurorisë së Tiranës, duke diskutuar lidhur me hetimet mbi ngjarjet e 21 janarit.
Në takimin e mbajtur pa praninë e mediave, mësohet se dy zyrtarët e lartë kanë kontribuar në normalitetin e marrëdhënieve të bashkëpunimit institucional, të trazuara pas ngjarjeve të 21 janarit.
Krerët e policisë dhe prokurorisë bëhet e ditur se kanë shprehur interesin e tyre për të bashkëpunuar në hetimin e ngjarjeve të 21 janarit.
Ndërkohë palët kanë biseduar edhe për çështje të tjera që lidhen me mbarëvajtjen e luftës kundër veprimtarive kriminale në kryeqytet.
Marrëdheniet e Policisë dhe Prokurorisë u karakterizuan nga një klimë jo e qetë, pas ngjarjeve të 21 janarit. Shkak për këtë ishin urdherat e ndalimit qe Prokuroria lëshoi për disa nga drejtuesit e Gardës së Republikës, nga njëra anë dhe moszbatimit për disa ditë i tyre nga autoritet policore në anën tjetër.
Opinionet e kundërta që ndanin institucionet lidhur me vlefshmërinë e tyre, patën ndikim në bashkepunimin e tyre.
(e.m/ata/BalkanWeb)