E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali i skrapit buxheti i shtetit humb 8.7 mln lekë nga shitja

TIRANË- Mbi 8.7 milion lekë të reja është dëmi që do të pësojë buxheti i shtetit nga ankandi që drejtoria e rezervave të shtetit, institucion në varësi të ministrisë së Brendshme ka parashikuar të zhvillojë më 7 mars. Sipas të dhënave nga Agjencia e Prokurimit Publik, ankandi do të zhvillohet për shitjen e 400 ton skrap hekuri dhe çmimi fillestar që do të kërkojë drejtoria e rezervave të shtetit është 10 milion e 80 mijë lekë me tvsh. Sipas një përllogaritje të thjeshtë, i bie 25 mijë e 200 lekë për ton.

Ne u interesuam në drejtorinë rajonale të Rezervave të Shtetit, për referencën që është përdorur, për përllogaritjen e këtij çmimi. Specialistët e këtij institucioni kanë refuzuar që të flasin për kameran, por jashtë saj shprehen se si referencë është marrë çmimi i skrapit për muajin janar nga dogana. Ashtu sic mund të shihni edhe nga kjo shkrese zyrtare e drejtorisë së doganave, që i korrespondon buletinit të metaleve për muajin janar, skrapi ka në bursa një cmim që varion nga 458 deri në 473 dollarë për ton. Nëse do të marrim vlerën minimale 458 dollarë e këmbyer me kursin dollarë lekë të muajit janar, rezulton rreth 47 mijë lekë. Nga një përllogaritje e thjeshtë del një diferencë çmimi me vlerën minimale të përcaktuar të ankandit prej rreth 22 mijë lëkë, që për 400 ton që është sasia totale e skrapit që do të shitet arrin në 8.7 milion lekë. Kjo është edhe shuma që buxheti do të humbasë nga zhvillimi i këtij ankandi, pasi skrapi do ti shitet kompanisë që do të shpallet fituese shumë më lirë nga sa vlen realisht. Cmimi minimal që ministra e Brendshme ka përcaktuar për ankandin është shumë herë më i ulët edhe se çmimi me të cilin skrapi hekur shitet në tregun e brendshëm.

Nga një vëzhgim në varrezat e makinave kemi mësuar se një ton skrap hekuri shitet me rreth 32 mijë lëkë për ton, ose 7 mijë lëkë më shumë se çmimi i ankandit. Mënyra se si po zhvillohet procedura për këtë ankand është konsideruar abuzive edhe nga disa biznesmenë që kanë dashur të tërheqin dokumentacionin për të marrë pjesë në këtë garë.

Ditën e djeshme ata kanë pasur edhe një konflikt me Drejtorinë Rajonale të Rezervave të Shtetit, pasi prej më shumë se 20 ditësh pengoheshin të tërhiqnin dokumentacionin sipas ligjit. Ata kanë aluduar, se moslejimi i ty
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Skandali i skrapit buxheti i shtetit humb 8.7 mln lekë nga shitja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›