E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti hungarez kapet me plagjiaturë

Pal Schmitt

Presidenti i Hungarisë Pal Schmitt ka anuluar të gjithë aktivitet e parashikuara për sot pasi është akuzuar për plagjiaturë. Sot ishte parashikuar që takohej me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë dhe të ishte pjesëmarrës së një aktivitet parlamentar.

Një kërkim nga Universiteti Semmelweis nga Budapest zbuloi se pjesë të mëdha të tezës së presidentit ishte plagjiaturë.

Pal Schmitt, roli i të cilët është më shumë ceremonial, ka mohuar akuzën dhe u ka rezistuar thirrjeve për dorëheqje. Në reagimin e parë pas skandalit kryeministrin Viktor Orban tha se i takonte presidentit të vendoste se çfarë të bëjë. Askush përveç tij nuk mund të vendosë, tha Orban, që shihet si aleat i afërt me Schmitt.

Kërkimi nisi pas një gazetë në janar kishte shkruar për skandal të tillë në mënyrë sipërfaqësore.

Ish-kampioni olimpik, Schmitt kishte shkruar tezën e tij në vitin 1992 për diplomimin në Universitetin e Edukimit Fizik, që më vonë u bë pjesë e Universitetit të Semmelweis.

Komisioni ka zbuluar se më shume se 200 faqe të dokumentit prej 215 faqesh kanë pjesë të ngjashme apo janë përkthim direkt i punëve të të tjerëve. Për këtë skandal është fajësuar edhe universiteti pasi nuk vuri në dijeni për një gjë të tillë. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›