E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja merr masa drastike për uljen e defiçitit

Soraya Saenz de Santamaria

Spanja do të shkurtojë nga buxheti i këtij vitit 27 miliard euro. Ky është shkurtimi më i madh në historinë e këtij vendin. Kjo do të thotë se do të ngrihen pagat e punonjësve të sektorit publik dhe do të reduktohet me 16.9% buxheti për të gjitha dikasteret.

Qeveria ka bërë të ditur se do të rrisë taksat për kompanitë e mëdha. Zv.kryeministrja Soraya Saenz de Santamaria tha se vendin ndodhet në një situatë ekstreme.

Muajin e kaluar kryeministri Mariano Rajoy arriti një marrëveshje me Komisionin Evropian për uljen e deficitit me 5.3% të GDP-së për vitin 2012.

Specialistët thonë se shkurtimi i buxhetit do të bëjë të pamundur synimin për uljen e deficitit, pasi në këtë mënyrë pengohet rritja ekonomike.

Zyrtarët parashikojnë që ekonomia e Spanjës për këtë vit do të tkurret me 1.7%. Vendi ka një nivel papunësie prej 24%, më e larta në eurozonë. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›