Nepotizëm vs Inteligjencë, fiton kjo e fundit

Oxford Bullingfon Club
Lidhjet e forta mund tju ndihmojnë për të pasur një punë të mirë dhe një pagë të kënaqshme në fillim por kjo nuk do të ketë ndonjë ndikim në vazhdim.
Një studim, ku janë përfshirë 2 868 amerikanë, të cilët janë monitoruar lidhur me fitimet dhe karrierën në 25 vite - nga vitit 1979 deri në vitin 2004.
Duke krahasuar personat inteligjentë me ata me begraund social-ekonomik, pra që kanë lidhje të forta, del se inteligjenca është më e vlefshme për një karrierë të suksesshme.
Profesori Yoav Ganzach nga Universiteti i Tel Avivit thotë se këto përfundime, kanë një mesazh pozitiv për ata që nuk kanë lidhjet nepotike apo mbështetje për gjetjen e punës së parë.
Familja mund të të ndihmojë për të nisur karrierën dhe kjo është një avantazh por kjo nuk ju ndihmon në të ardhmen. Pasi nis të punosh, ti mund të arrish aty ku të çojnë aftësitë e tua, thotë ai. /F.S/